Dy të vërteta për 1997-ën: Misioni "Alba" erdhi kundër iranianëve. Filmi "300" tribut për trimërinë e vlonjatëve
Frrok Çupi, që ndoshta nuk gabojmë të themi se ka marrë çmim në qeverisjen e Berishës, ka vendosur të flasë më vete. Në një shkrim të sotmin të tij, që ja boton gazeta “Tema” online, Çupi thotë se në Vlorë më 1997-n Sali Berisha dërgoi mercenarë iranianë. Këtë gjë se ka thënë kush deri më tani, ndaj kemi përfundimin se Çupi flet me vete deri sa ky version të provohet. Konkretish zotëria thotë se:
Mes këmbësorëve që po sulmonin Vlorën ndodheshin edhe qindra luftëtarë iranianë. Djemtë e Vlorës nisën ritualin e përnatshëm në dy drejtime:
E para, mblodhën tregtarët (ata që ishin) dhe forca të tjera civile që të siguronin ushqimin për familjet në nevojë. Ato pak mallra që ndodheshin nëpër magazina nisën të shpërndahen shtëpi më shtëpi
Vërtet kështu ka qenë thua?
Vazhdon Çupi:
Ishte marrë vesh se shumë forca vinin nga lufta e Bosnjës. Lufta civile e Bosnjës kishte shkaktuar mijëra viktima. Vetëm kaq u tha: ‘ Vijnë nga Bosnja’.
Luftëtarët e ardhur nga Bosnja ishin iranianët qe kishin luftuar atje si merecenarë; tani vinin të luftonin kundër popullit të Vlorës po si mercenarë.
Disa prej tyre, nga ata që mundën të hynin në Vlorë, u panë që luftonin pa mëshirë. Ata dalloheshin nga gjuha dhe nga simboli që përdornin: Tre gishtat lart.
Disa orë të përgjakshme të luftës në Vlorë kanë përjetuar egërsinë e luftëtarëve nga Irani, që vinin nga Bosnja si mbështetje për presidentin e Shqipërisë. Alia Izetbegovic i Bosnjës, një mik i fshehtë i Berishës, kishte nisur ndihma në forca luftarake.
Disa prej tyre u plagosën rëndë dhe u tërhoqën, disa edhe mbetën në fushën e luftës, dhe të tjerë u larguan në panik. Në vitin 1999, ata u panë në luftën e Kosovës, si mercenarë të një ‘ bosi’ tjetër
Është akuzë që se kemi dëgjuar, ndoshta z. Çupi si kandidat në zgjedhjet e vitit 1997 në Vlorë ka patur më shumë informacion.
Pra Berisha mobilizoi trupa iraniane kundër Vlorës më 1997. Nga kjo akuzë, ne që jemi brez më i ri, por e mbajmë mend dhe e kemi përjetuar 1997 edhe në Vlorë një pjesë të saj nxjerrim vetiu dy konkluzione të cilat ia atribuojmë z. Çupi dhe të cilin e falenderojmë:
- Misioni ndërkombëtar “Alba” nuk ka lidhje me krizën në Shqipëri si të tillë, por me kufizimin e angazhimit iranian në një front kaq afër Europës. Pra arsyet e ndërhyrjes së trupave ndërkombëtare lidhen me Iranin.
- Së dyti, filmi “300” i vitit 2006 është në të vërtetë një tribut për trimërinë e djemve të Vlorës, me qëndresën e tyre në aksin Pylli i Sodës, Vjosë – Mifol. Sigurisht që Leonidha mishëron z. Çupi, ose Skënder Gjinushin.
E vërteta vonon, por nuk harron! Falemnderit z. Çupi!
Comments
Ti se njihke Cupin fare
Ky eshte Preci more, cfare Cupi
Add new comment