Ekskluzive/Bust për George Soros në vend të kërpudhës së Kryeministrisë
George Soros do të ketë së shpejti një bust në Tiranë. Burime të sigurta për “Të Kripura” bëjnë me dije se në vend të kërpudhës së Philipe Parrenos që ka qenë të Kryeministria dhe që u shkatërrua pas protestive të Partisë Demokratike, do të vendoset një bust i filantropit të njohur hungarez, në nderim të kontributit të tij për rilindjen e shoqërisë civile në Shqipëri pas rënies së Diktaturës Komuniste.
Nuk është e qartë se kush është autori i bustit, por siç bëhet me dije, në përurimin e tij, kryeministri pret që të jetë i pranishëm edhe vetë filantropi. Shqipëria dallon për bustet e ngritura për të gjallët: Hillari Clinton në Sarandë, Papa Francesco në Tiranë, e tani edhe Soros.
Add new comment