Blloku Shkenca
Një shpjegim i ri për kuasarët
Kërkues nga universiteti i Sheffield dhe Hertfordshire pretendojnë se kanë zbuluar sekretin e Kuasarëve, objekteve më të shndritshme në universin e vëzhguar. Sipas tyre, objektet në fjalë krijohen nga përplasja e galaktikave, duke shpjeguar kështu se pse këto objekte emetojnë ndriçim sa 1 trilionë yje të kufizuar në vëllimin e një sistemi diellor.
Neoliti si revolucion social
Në një moment të evolucionit të tij, njeriu la gjuetinë dhe nisi të merrej me buqësi. Pasi epoka e akullnajave arriti fundin, specia njerëzore ndryshoi papritur strategjinë e të jetuarit: ndaloi zhvendosjen sa një vend në tjetrin, ndërtoi vendbanimet e para dhe iu kthye bujqësisë. Ky proces që njihet si Revolucioni Neolitik, ngre shumë pikëpyetje.
Robotët që riprodhohen në laborator bëhen realitet
Nëse mendon për robot, e para gjë që imagjinon është një njësi metalike, që kontrollet elektronikisht. Por prof. Josh Bongard dhe skuadra e tij prej katër vjetësh po punojnë për ta ndryshuar këtë. Ksenobotët janë robotë në miniaturë, të përbërë nga qeliza të gjalla.
Po i qasemi robotikës në një mënyrë krejtësisht të ndryshme. Po i ndërtojmë nga komponentë që janë në vetvete makineri inteligjente fantastike.
Një kulturë e vrasjes tek orkat
Muajin e kaluar, trupat e pjetë të 19 peshkaqenëve që dolën në breg në një zonë të Cape Town në Afrikën e Jugut i habitën jo pak banorët. Peshkaqenët - grabitqarë më vete - u gjetën të gjithë në të njëjtën gjendje: u mungonte mëlçia, e cila ishte thithur përmes një çarjeje në shpatull. Pjesa tjetër e organeve ishte e paprekur.
Plastika krijon shkëmbinjtë e vet “natyrorë”
Ka pak vende në Tokë aq të izoluara sa ishulli Trindade, një dalje vullkanike tre deri në katër ditë me varkë nga brigjet e Brazilit. Gjurmët e ndikimit njerëzor janë gjetur edhe atje. Gjeologia Fernanda Avelar Santos zbuloi aty shkëmbinj të formuar nga teprica e ndotjes plastike që notojnë në oqean.
Santos i pa për herë të parë shkëmbinjtë plastikë në vitin 2019, kur ajo udhëtoi në ishull për të hulumtuar për tezën e saj të doktoraturës mbi një temë krejtësisht tjetër – rrëshqitjet e dheut, erozioni dhe “rreziqe të tjera gjeologjike”.
Minj të lindur nga dy "baballarë"
Disa shkencëtarë në Japoni ia kanë dalë që të prodhojnë fëmijë te minjtë nga dy meshkuj. Katsuhiko Hayashi nga universiteti i Osakës është shprehur se ka përdorur kromozome të inxhinieruar që të shumëzojë shtatë minj të shëndetshëm, çka sipas tij shënon rastin e parë të prodhimit të vezëve të gjitarëve nga qeliza mashkullore.
Da Vinci mund të ketë teorizuar Gravitetin para Galileos dhe Newton
Leonardo da Vinci mund të ketë paraprirë Galileon dhe Isac Newton në teorizimin e gravitetit. Në këtë përfundim dalin disa fizikanë që kanë studiuar Codex Arundel të da Vincit, ku është vërejtur një vizatim i një trekëndëshi që duket se është një studim i heshëm matematik që zbërthen lëvizjen gravitaconale duke marrë parasysh jo vetëm tërheqjen e vetvetishme, por edhe mënyrën sesi forca përshpejton me kalimin e kohës.
Truri i foshnjes, nuk është “tabula rasa”
Një prej shkencëtarëve, që më shumë se kushdo tjetër, ka vendosur të vërtetojë që “gjërat janë ndryshe”, është pedagogu i Psikologjisë së Universitetit të Harvardit, Steven Pinker.
Jo më “mashkull”, “femër”, por “prodhues-sperme” dhe “prodhues-veze”
Kërkues nga Kanadaja dhe ShBA sugjerojnë se fjalë të caktuara duhet të nxirren nga përdorimi në shkencë për faktin se ato përforcojnë pikëpamjet hetero-normative.
Zbulohet arsyeja pse betoni romak zgjat kaq shumë dhe pse "shëron veten"
Një grup kërkuesish nga Massachusetts Institute of Technology dhe Universiteti i Harvardit, në bashkëpunim me laboratorë në Itali dhe Zvicër, kanë mundur të hedhin dritë mbi cilësitë e betonit romak, i njohur për qëndrueshmërinë e tij përgjatë mijëvjeçarëve. Betoni romak është studiuar gjatë, nisur nga qëndrueshëmria e tij edhe në mjedise pranë ujit, por edhe në objekte me vështirësi konstruktive dhe inxhinierike si ura, ujësjellës, mure rrethues etj..