Blloku Shkenca
Befas Toka po ngadalësohet dhe ditët po zgjaten
Toka po ngadalëson shpejtësinë e rrotullimit rreth aksit të vet duke bërë ditët më të gjata. Në dekadat e fundit ishte vënë re një përshpejtim dhe për pasojë shkurtim i ditëve duke arritur rekordin në qershor të këtij vit me ditën më të shkurtër në gjysmë shekulli. Por që nga viti 2020 ritmi i pëshpejtimit është përmbysur dhe ka kaluar drejt ngadalësimit, një konstatim ky i bërë nga disa matje. Shkencëtarët nuk dinë arsyen e këtij ndryshimi që ka ndikime sidomos mbi tekologjitë modern që dominojnë jetën tonë.
Drejt katastrofës, njeriu ka kaluar pikën e moskthimit me Klimën e planetit
Një ndër ekspertët më të njohur britanikë për klimën, Bill McGuire, deklaron se njerëzimi nuk ka më asgjë në dorë përkundrejt një procesi të pakthyeshëm në Tokë.
Sipas tij katastrofa klimaterike është pjesë e aktualitetit njerëzor dhe pretendimet se “kemi ende kohë” nuk janë të vërteta.
Shtatë herë sa Antarktida, vrimë ozoni mbi tropik
Kërkues kanadezë kanë identifikuar përmasat e një vrime të madhe ozoni mbi tropik. E pikasur që në vitet ’80 të shekullit të kaluar, vrima aktualisht përkufizohet si me përmasë shtatë herë sa Antarktida dhe ajo persiston në të gjitha stinët në pjesën e poshtme të stratosferës.
Shpërthimi kambrik lidhet me ndryshimin e fushës magnetike 550 milionë vjet më parë
Disa shkencëtarë në universitetin e Rochester sugjerojnë se shpërthimi i jetës në periudhën Kambrike lidhet me fushën magnetike të Tokës.
Fusha magnetike e Tokës gjenerohet nga rrotullimi i hekurit në bërthamën e jashtme. Përpara shpërthimit kambrik, bërthama ishte tërësisht e shkrirë dhe aftësia e saj për të gjeneruar fushë magnetike po kolapsonte
shprehet John Tarduno, professor i gjeofizikës.
Krizën e rezervave të fosforit mund ta zgjidhin vetëm kafshët
Rezervat e fosforit në botë po mbarojnë. Një nga përbërësit kryesorë të plehrave kimike, sasia e kufizuar e fosforit ka filluar të ushtrojë presion dhe tendosje financiare mbi fermerët në mbarë botën. Situata e krijuar në Ukrainë, e cila e ka trazuar furnizimin me një sërë produktesh, i shtohet kësaj krize, duke e bërë akoma më të vështirë kapacitetin e botës për t'u ushqyer.
Bozoni W sfidon ligjet e fizikës kuantike
Shkencëtarët kanë zbuluar se një grimcë elementare të quajtur bozoni W ka një peshë më të madhe sesa shkenca e njihte deri tani, gjë që sfidon modelin standard. Një shmangie e vogël nga ajo që deri tani konsiderohej normë mund të parashikojë një ndryshim të madh në fizikën themelore.
Matja, rezultatet e së cilës u botuan në revistën Science, është bërë në impiantin e përplasësjes së grimcave në Laboratorin Kombëtar të Përshpejtuesit Fermi në Batavia, Illinois.
Gjenden fosile të dinosaurve që vrau asteroidi 66 milionë vite më parë
Shkencëtarët kanë për herë të parë detaje konkrete të ditës së fundit të dinosaurëve, para rënies së asteroidit që do të shënonte fundin e tyre si specie. Fosili i një kafshe që ata besojnë se ishte viktimë e impaktit është zbuluar së fundmi. Këmba e ruajtur në mënyrë të përkryer ka mbetje të lëkurës së kafshës dhe daton pikërisht 66 milionë vjet më parë, kur asnjë asteroid goditi Tokën.
Gjymtyra është vetëm një nga një seri gjetjesh që dalën në dritë nga zona fosile Tanis në Dakotën e Veriut.
Gjenetika hedh dritë mbi origjinën e avarëve
200-250 vjet perandori, përmendje në burimet e antikitetit të vonë, por asnjë e dhënë tjetër. Kush ishin Avarët, këta luftëtarë të njohur të stepës euroaziatike? Përgjigjen mund ta japë gjenetika, teksa një grup nga Instituti “Max Planck” për Antropologjinë Evolucionare ka marrë në studim disa kadavra antike të elitës avare.
Gjendet Basilosaurus, paraardhësi 36 milionë vjeçar i balenave të sotme
Mbetjet e një grabitqari detar që ka jetuar 36 milionë vjet më parë janë gjetur së fundmi në Peru. Ai mendohet se është paraardhës i lashtë i balenave të sotme. Pjesa e gjetur është një kafkë, e cila ishte ruajtur pothuajse e paprekur në shkëmbinjtë e shkretëtirës jugore Ocucaje të Perusë.
Oqeanet si shpëtim nga ngrohja globale
Oqeanet mund të thithin dioksid karbon më shumë se pemët. Një studim i publikuar së fundmi e ka nxjerrë këtë konkluzion pasi mbajti nën vëzhgim tërheqjen e përhershme të karbonit nga guaskat e planktoneve në oqean pranë Zelandës së Re.
Këto guacka rezulton se kanë tërhequr afërsisht të njëjtën sasi karboni si emetimet rajonale të dioksidit të karbonit, dhe ky proces ka qenë më intensiv gjatë periudhave të hershme të ngrohjes klimatike.