Bozoni W sfidon ligjet e fizikës kuantike

Postuar në 08 Prill, 2022 10:54

Shkencëtarët kanë zbuluar se një grimcë elementare të quajtur bozoni W ka një peshë më të madhe sesa shkenca e njihte deri tani, gjë që sfidon modelin standard. Një shmangie e vogël nga ajo që deri tani konsiderohej normë mund të parashikojë një ndryshim të madh në fizikën themelore.

Matja, rezultatet e së cilës u botuan në revistën Science, është bërë në impiantin e përplasësjes së grimcave në Laboratorin Kombëtar të Përshpejtuesit Fermi në Batavia, Illinois.

Nëse masa ekstra e bozonit W krahasuar me parashikimin teorik standard, konfirmohet në mënyrë të pavarur, zbulimi do të nënkuptonte ekzistencën e grimcave ose forcave të pazbuluara dhe do të bënte të rishkruheshin një pjesë e madhe e ligjeve të fizikës kuantike.

"Ky do të ishte një ndryshim i plotë në mënyrën se si ne e shohim botën,  madje mund të rivalizojë zbulimin e vitit 2012 të bozonit Higgs në rëndësi”, tha Sven Heinemeyer,  fizikant në Institutin për Fizikën Teorike në Madrid, i cili nuk është pjesë e CDF. “Higgs përshtaten mirë me modelin e njohur më parë. Kjo do të ishte një zonë krejtësisht e re për t'u futur.”

Bozoni W është bartës i padukshëm i forcës së dobët bërthamore, forca themelore e universit përgjegjëse për shpërbërjen radioaktive.

Bozoni W nuk është një grimcë e sapo zbuluar: shkencëtarët e CERN-it e gjetën atë në fillim të viteve 1980 dhe teoricienët e kishin parashikuar ekzistencën e tij mbi një dekadë më parë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.