Shpërthimi kambrik lidhet me ndryshimin e fushës magnetike 550 milionë vjet më parë

Postuar në 03 Korrik, 2022 17:35

Disa shkencëtarë në universitetin e Rochester sugjerojnë se shpërthimi i jetës në periudhën Kambrike lidhet me fushën magnetike të Tokës.

Fusha magnetike e Tokës gjenerohet nga rrotullimi i hekurit në bërthamën e jashtme. Përpara shpërthimit kambrik, bërthama ishte tërësisht e shkrirë dhe aftësia e saj për të gjeneruar fushë magnetike po kolapsonte

shprehet John Tarduno, professor i gjeofizikës.

Sipas analizave të bëra me shkëmbinjtë në Kebek, tregohet se fusha magnetike e Tokës ishte 10% më e vogël sesa ajo aktuale duke ulur ndjeshëm mbrojtjen nga rrezatimet kozmike dhe radioaktiviteti diellor.

Dinamoja e planetit po humbiste energjinë për shkak të humbjes së energjisë termike nga bërthama

shton ai.

Me solidifikimin e bërthamës nisën ndryshimet kryesore dhe gjithçka ndodhi rreth 550 milionë vjet më parë, pak përpara njërit prej shpërthimeve më të mëdha të jetës në planet, i dokumentuar nga gjetje fosile të gjithanshme. Tarduno ka pranuar se mes dy ngjarjeve ka patjetër një lidhje, por ende nuk është në gjendje të shpjegojë modelin që veproi në këtë rast.

Shkencëtarët kanë ndërtuar një model gjeologjik për Tokën që shkon pak a shumë kështu: në qendër të Tokës ndodhet një sferë gjigande hekuri që rrotullohet, 2000 km e cila zmadhohet me 1 mm në vit. Kjo sferë “vishet” nga një shtresë hekuri të shkrirë që është bërthama e jashtme, mandej 3000 km shtresë silikatesh që është Manteli “mbi” të cilin ndodhet korja, 5-70 km.

Bërthama e brendshme është evidentuar se është krijuar miliarda vjet më parë për t’I dhënë rrugë një formimi masiv gjeologjik që është planeti i sotshëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.