Blloku Shkenca

Zbulimi i alienëve është thjesht çështje kohe

Postuar në 30 Shtator, 2023 13:40

Për shumë astronomë, pyetja e ka jetë diku tjetër në univers e ka tashmë përgjigjen. Pyetja është kur do të gjendet.

Një pjesë e madhe e astronomëve janë optimistë për zbulimin e shenjave të jetës në një botë të largët brenda disa viteve.

Një shkencëtar i cili drejton një mision në Jupiter, shkon aq larg sa thotë se do të ishte "e habitshme" nëse nuk do të kishte jetë në një nga hënat e akullta të këtij planeti.

Spermatozoidet nuk kanë ADN mitokondriale

Postuar në 21 Shtator, 2023 10:03

ADN-ja mitokondriale - kodi gjenetik i veçantë që gjendet në organele, që shërben si gjeneratori i çdo qelize në trup - transmetohet ekskluzivisht nga nëna. Një studimi i botuar në Nature Genetics dhe i kryer nga shkencëtarë të Universitetit të Shëndetit dhe Shkencës në Oregon se kjo ADN mungon te sperma, por është e pranishme te veza.

Lamtumirë Big Bang

Postuar në 11 Shtator, 2023 19:58

Parathënie nga Jonathan Tennenbaum:

Teoria e Big Bengut pohon (ndër të tjera) se universi ynë lindi në një shpërthim gjigant 13.8 miliardë vjet më parë. Big Bang është një nga dogmat më kokëforta në shkencë sot. Mijëra punime shkencore, tekste shkollore, libra dhe artikuj popullorë e kanë trajtuar teorinë e Big Bengut sikur të ishte në thelb një fakt i provuar.

Bebe pa fekondim

Postuar në 07 Shtator, 2023 20:24

Shkencëtarët kanë zhvilluar struktura të ngjashme me embrionin njerëzor pa përdorur spermë, vezë ose fekondim, një hap i ri që ndez shpresat për kërkime mbi abortin spontan dhe defektet e lindjes, por njëkohësisht hap një debat të madh etik.

Zhvillimi i këtyre strukturave është paralajmëruar që në fillim të këtij viti, por mbi to nuk ishte kryer ende hulumtimi që zakonisht bëhet nga shkencëtarë të tjerë.

Paraardhësit e njeriut rrezikuan zhdukjen 900 mijë vjet më parë

Postuar në 04 Shtator, 2023 13:51

Paraardhësit e njeriut e gjetën veten në prag të zhdukjes rreth 900 000 vjet më parë. Shkak mendohet të kenë qenë ndryshimet drastike klimatike dhe mjedisore. Popullsia u ul me rreth 98.7%, duke arritur vetëm në 1 280 individë pjellorë, një numër i krahasueshëm me speciet e sotme në rrezik zhdukjeje si pandat.

Këta individë ia dolën të mbanin një popullsi për rreth 117 000 vjet, por të dhënat tregojnë një rënie me 65% të diversitetit gjenetik.

Sonda indiane gjen squfur në Hënë

Postuar në 30 Gusht, 2023 13:30

Roveri Pragyan, pjesë e misionit hënor indian, Chandrayaan-3, ka zbuluar squfur pranë polit jugor të satelitit të Tokës.

"Instrumenti i spektroskopit me lazer (LIBS) në bordin e Rover konfirmon pa mëdyshje praninë e squfurit në sipërfaqen hënore pranë polit jugor, përmes matjeve të para në vend", thuhet në një njoftim të Organizatës Indiane të Kërkimeve Hapësinore (ISRO).

I gjithë Universi kuantik brenda një atomi të vetëm

Postuar në 29 Gusht, 2023 13:54

 

Shkenca duhet të japë një përgjigje të qartë për UFO-t

Postuar në 27 Gusht, 2023 12:21

Abraham Loeb, profesor i astrofizikës në Universitetin e Harvardit i shpjegon me mundësinë e ekzistencës së një teknologjie jo-njerëzore disa vëzhgime astronomike konfuze, për të cilat shkenca nuk ka ende një përgjigje të qartë. Loeb është autori i “Interstellar: The Search for Extraterrestrial Life and Our Future Beyond Earth”.

Matematika e trurit

Postuar në 24 Gusht, 2023 23:16

Një studim i ri për shpërndarjen e neuroneve është një hap përpara në njohjen e organizimit të trurit të gjitarëve. Studiuesit e Forschungszentrum Jülich dhe Universitetit të Këlnit (Gjermani) kanë zbuluar se si dendësia e neuroneve shpërndahet nëpër dhe brenda zonave kortikale në trurin e gjitarëve. Ata kanë zbuluar një parim themelor organizativ të citoarkitekturës kortikale: shpërndarjen e densitetit të neuroneve, një rregullim që luan rol vendimtar në formësimin e strukturës dhe funksionit të trurit.

Dritë e re mbi krijimin e Magnetarëve, magneteve më të fuqishëm në Univers

Postuar në 19 Gusht, 2023 23:05

HD 45166 është emri i një ylli që vëzhgohet prej 100 vjetësh, por që vetëm tani po merr rëndësi të veçantë për studimet astronomike. HD 45166 është një yll ‘i gjallë”, drejt vdekjes, e cila do ta çojë atë drejt statusit të një Magnetari.  Ai ndodhet 3000 vjet dritë larg në yjësinë e Monoceros.   

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Shkenca