Blloku Politikë
Ligji i ri, edhe familjarët e zyrtarëve të lartë do të deklarojnë pasuritë
Maxhoranca ka paraqitur në Kuvend disa ndryshime në projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit duke zgjeruar kategorinë e personave që duhet të deklarojnë transfertat bankare brenda apo jashtë vendit ose vlerat monetare. Ligjit ekzistues “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” i shtohet në nenin 10 një pikë, sipas të cilës subjekt i deklarimit të pasurisë do të jenë edhe ortakët në biznes me një person të ekspozuar politikisht.
Apeli lë në fuqi burgun për Adriatik Llallën
Apeli la sot në fuqi dënimin me dy vite burg për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Vendimi i dhënë më 20 maj 2021 nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar parashikon edhe përjashtimin e tij për 5 vjet nga postet publike si dhe konfiskim të pasurive.
Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka zhvilluar seancën me përfaqësimin e avokatit mbrojtës, Sokol Hazizaj. Ky i fundit e përfaqësoi ish-kryeprokurorin, i cili sipas tij ndodhet për kurim jashtë vendit.
Merkel nuk e zgjidhi dot lëmshin ballkanik
Një vizitë e presidentit malazez Milo Gjukanoviç në Kroaci dhe takimi i tij me homologun kroat, Zoran Milanoviç është interpretuar në Serbi si shenjë e rritjes së antiserbizmit në rajon. Media B92, citon diplomatin serb, Zoran Milivojeviç sipas të cilit deklarimet e dy presidentëve lidhen me pozitën e tyre të dobët brenda vendeve respektive.
“Doktori është si vera”
Ilir Meta zgjodhi të mos përfshihej në debatin politik që është hapur së fundmi në PD, megjithatë nuk e kurseu një koment pozitiv për Sali Berishën.
Nuk dëshiroj të merrem me çështje të tilla sepse nuk është kjo detyra ime. Sigurisht që Berisha nuk mund të rri pa e thënë… doktori është si vera, sa më i vjetër aq dhe më tërheqës e demokrat bëhet.
PD-ja nuk po na thotë pse SHBA e larguan Berishën
Partia Demokratike e Lulzim Bashës po shfaqet përditë e më shumë në pozitën e dikujt që po do të marrë një notë kaluese dhe për këtë mund të thotë çdo gjë.
Për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar, PD-ja ka vetëm një tezë: e kërkoi Amerika. Philip Reeker i paska shkuar në zyrë Lulzim Bashës dhe i ka vënë ultimatum. Kaq mjafton që PD-ja të marrë ujin e bekuar të Amerikës e me të të lajë fytyrën, duart, krahë e mullaqe për të mbrojtur atë që nuk mbrohet.
Merkel erdhi dhe iku, por në Tiranë nuk ndryshoi gjë
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka përmbyllur një viztë në Tiranë ku është takuar me përfaqësues të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pasi kaloi një ditë në Beograd. Siç dihet zonja Merkel përfaqëson një histori suksesi personal, një mentalitet qeverisjeje dhe menaxhimi të hapave të sigurt dhe një konsistencë gati ideologjike te liberalizimi dhe bindja për të drejtat e njeriut. Vizita patjetër që është shumë e rëndësishme, pavarësisht se Merkel mbyll karrierën, edhe pse ajo lë një trashëgimi që prek rajonin tonë siç është Procesi i Berlinit.
Várhelyi: Duhet të mbajmë premtimet ndaj Ballkanit Perëndimor. Amerikanët kanë sjellë afganë me probleme sigurie
Komisioneri europian për Zgjerimin, Oliver Várhelyi ka bërë thirrje për një partneritet të ri mes Bashkimit Europian dhe Turqisë në dritën e zhvillimeve të reja në Afganistan. Në një intervistë për hungarezen “MagyarNemzet”, Várhelyi ka vënë në dukje se Afganistani paraqet një krizë potenciale migratore, e cila mund të parandalohet.
Kriza e tanishme na ka dëshmuar se nuk ka rrugë tjetër pos bashkëpunimit me Ankaranë
Gjermania del publikisht kundër nismës "Ballkani i Hapur"
Sekretari i Shtetit pranë Ministrisë së Jashtme Gjermane, Miguel Berger, e sheh nismën e liderëve të rajonit për Ballkanin e Hapur si alternativë që nuk përfaqëson qytetarët. Në një intervistë për DW, Berger thotë se nisma të tilla janë zgjidhje të përkohshme, ndërsa thekson se e vetmja alternativë e sigurt mbetet Tregu i Përbashkët Rajonal.
Spahiu: Berisha non grata, e vështirë të kuptosh arsyet e ShBA
Përjashtimi i ish-liderit të PD, Sali Berisha, nga Grupi Parlamentar i PD, për analistin nga Kosova, Nexhmedin Spahiu, rrjedhimisht erdhi pas vet përkrahjes dhe ngritjes së tij si politikan me ndihmën amerikane dhe sot 30 vite pas, pikërisht po nga ky aleat u rrënua.
Basha përjashton Berishën nga grupi parlamentar
Ish-kryeministri Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së, për herë të parë që prej vitit 1991. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, e njoftoi këtë vendim në një dalje për mediat nga selia blu, vetëm disa orë para nisjes së sesionit të ri parlamentar. Basha tha se Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit demokrat deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të arsyeve që kanë çuar Departamentin e Shtetit ta shpallë atë non grata në SHBA.