Várhelyi: Duhet të mbajmë premtimet ndaj Ballkanit Perëndimor. Amerikanët kanë sjellë afganë me probleme sigurie

Postuar në 14 Shtator, 2021 16:21

Komisioneri europian për Zgjerimin, Oliver Várhelyi ka bërë thirrje për një partneritet të ri mes Bashkimit Europian dhe Turqisë në dritën e zhvillimeve të reja në Afganistan. Në një intervistë për hungarezen “MagyarNemzet”, Várhelyi ka vënë në dukje se Afganistani paraqet një krizë potenciale migratore, e cila mund të parandalohet.

Kriza e tanishme na ka dëshmuar se nuk ka rrugë tjetër pos bashkëpunimit me Ankaranë

ka thënë Komisioneri.

Várhelyi ka bërë të qartë se pika kritike e valës migratore për Europës është Ballkani Perëndimor.

Ballkani Perëndimor është gjeografikisht shumë më afër sesa Afganistani. Zgjedhja numër një e Europës duhet të jetë integrimi i rajonit. Ne duhet të mbajmë premtimet ndaj Ballkanit Perëndimor. Për mua ky është mësimi më i rëndësishëm nga situata afgane

ka shtuar ai.

Lidhur me ardhjen e afganëve në Shqipëri, Komisioneri ka vënë në dukje se transporti I tyre nga amerikanët ka provokuar probleme sigurie serioze.

Ne duhet të fuqizojmë punën tonë mbi migracionin, jo vetëm me Ankaranë,  por gjithashtu me Ballkanin Perëndimor. Procesi nuk ndidhmohet nga fakti se amerikanët ndërkohë kanë sjellë në rajon afhanë që nuk kanë kaluar kontrollin e sigurisë

shprehet Várhelyi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.