Apeli lë në fuqi burgun për Adriatik Llallën
Apeli la sot në fuqi dënimin me dy vite burg për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Vendimi i dhënë më 20 maj 2021 nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar parashikon edhe përjashtimin e tij për 5 vjet nga postet publike si dhe konfiskim të pasurive.
Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka zhvilluar seancën me përfaqësimin e avokatit mbrojtës, Sokol Hazizaj. Ky i fundit e përfaqësoi ish-kryeprokurorin, i cili sipas tij ndodhet për kurim jashtë vendit.
Avokati kundërshtoi vendimin duke e quajtur të padrejtë pasi gjykata s’ka konsideruar pretendimet e palës mbrojtëse.
Jemi me gjykim të padrejtë. Di që është në spital. Gjykata edhe e shkallës së parë edhe e Apelit, ka bërë copy-paste vendimin pa marrë parasysh asnjë detaj të mbrojtjes. Do ta çojmë në Gjykatën e Lartë.
Adriatik Llalla është kryeprokurori i parë shqiptar dhe ndër zyrtarët e parë të lartë që dënohet me burg nga insitucionet e reja të drejtësisë. Për akuzat për korrupsion, Llalla dhe familja e tij shpallur “non grata” në SHBA.
Pasuritë e konfiskuara të ish-kryeprokurorit:
– Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², në Durrës;
– Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², në Tiranë;
– Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², në Tiranë;
– Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², në Tiranë;
– Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², në Tiranë.
Add new comment