Adriatik Lllalla
Apeli lë në fuqi burgun për Adriatik Llallën
Apeli la sot në fuqi dënimin me dy vite burg për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Vendimi i dhënë më 20 maj 2021 nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar parashikon edhe përjashtimin e tij për 5 vjet nga postet publike si dhe konfiskim të pasurive.
Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka zhvilluar seancën me përfaqësimin e avokatit mbrojtës, Sokol Hazizaj. Ky i fundit e përfaqësoi ish-kryeprokurorin, i cili sipas tij ndodhet për kurim jashtë vendit.