Blloku Politikë
Radev: Nuk jemi roja që ju pengon te dera, çelësin e keni vetë në dorë
Një përmbledhje e batutave të përdorura herë pas here lidhur me ngërçin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor mund të cilësohet fjalimi i kryeministrit Rama në Forumin e Bledit në Slloveni. Kreu i qeverisë foli për pritjen e gjatë për “martesën” me BE-në dhe ripërsëriti krahasimin me pritjen për Godonë në dramën e Samuel Beketit, për të përfunduar me kërkesën drejtuar presidentit bullgar, për t’u bërë më pak europianë e më shumë ballkanikë sa i takon dakordësisë për hapjen e negociatave.
Për kë kanë rëndësi emrat e ministrave të rinj
Ka nisur këto ditë diskutimi për emrat e rinj të qeverisë. Siç është zakoni një gjë e tillë – sepse nuk dihet a mund ta quash më lajm – parapriet me titullin: Ethet e…
Do rrijë ky, do lëvizë ajo, kjo ndahet, ai çahet, bashkohet kjo ministri e kështu me radhë.
A ka më rëndësi se kush caktohet ministër? Po edhe ka. Për Samir Manen, Shefqet Kastratin, Rame binznesmenin, ndërtuesit, distributorët e farmaceutikës, për resortexhinjtë e bregdetit.
Nga Republika Socialiste e Shqipërisë te Republika e Shqipërisë(së Partisë)Socialiste
Kemi marrë një notë kaluese për qeverisjen përderisa morëm besimin e popullit për të tretën herë, por sa më mirë akoma mund të kishim qeverisur? Sa ka qenë niveli i pranisë sonë si deputet në komunitetet përkatëse dhe sa rol pozitiv ose jo kishte marrëdhënie e komuniteteve me deputetët në votën e 25 prillit? Sa ka ndikuar rezultatin tonë në zgjedhje zgjedhjet e këqija, bakshishet, ryshfetet dhe qokat?
Shqipëria e Edi Ramës e sheh botën përmes Beogradit. Nuk mund të luajë rol në konfliktin Serbi-Kosovë
Nisma ‘Ballkani i Hapur” është shndërruar në një zonë thuajse krize në marrëdhëniet mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.
Ndërkohë që në mjedise mediatike pranë Tiranës zyrtare ka në vijimësi një politikë sulmi kundër Vetëvendosjes së drejtuar nga Albin Kurti.
Në lidhje me raportin e vështirë të krijuar mes dy shteteve, i ftuar në studion e MCN TV ishte profesori i filozofisë dhe njëherësh përfaqësues i LVV, Hysamedin Feraj.
Akuza për anti-amerikanizëm ra. Të jesh kundër Tiranës zyrtare nuk është akuzë
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka vlerësuar publikisht qeverinë e Kosovës për vendimin e saj për pranimin e afganëve që ikin nga talebanët.
Në emër të Shteteve të Bashkuara, falënderimet e mia më të thella për Qeverinë dhe popullin e Kosovës për gatishmërinë tuaj për t'u ofruar strehë partnerëve tanë afganë në udhëtimin e tyre drejt një jete të re. Edhe një herë, Kosova demonstron lidership në skenën globale
Akuza për antiamerikanizëm e pocaqi analizës së Tiranës
Qeveria e Kosovës, presidentja e saj, Vjosa Osmani, kanë bërë të qartë se kanë pranuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për strehimin e afganëve që po ikin nga regjimi i talebanëve që sot hyri në Kabul. Pa asjë mëdyshje, bota politike shqiptare është rreshtuar në krah të SHBA në këtë moment dëshpërues kur sheh sesi fuqia kryesore në botë që i bën moral mbarë botës, detyrohet të kërkojë një konvikt për njerëzit e vet. Ashtu qoftë!
Sherri ynë i vazhdueshëm
Adriatik Kelmendi publikon sot një shkrim përmes të cilit shtron pyetjen: Kujt i konvenojnë përçarjet Kosovë-Shqipëri?
Teza në fjalë i bën jehonë një psike disi të vjetër që presupozon se vëllazaria kombëtare është një njësi që lidhet në mënyrë emotive vetëm. Mbi këtë premisë vërdalloset sot e gjithë ditën edhe diskutimi politik në internetin shqip. Teksa pyet kështu Kelmendi e hap shkrimin me një aksiomë:
BE: Bashkëpunimi rajonal duhet të përfshijë të gjitha vendet
Ka një përpjekje të madhe për të propaganduar mbështetje të gjerë të BE-së dhe SHBA-së për Minishengenin. Sot mediat pranë qeverisë shqiptare kanë qarkulluar një përgjigje të zëdhënëses së BE-së, Ana Pisonero pë gazetën “Express” ku thuhet qartë se bashkëpunimi rajonal duhet të jetë gjithëpërfshirës.
Ne i mirëpresim angazhimet e udhëheqësve për bashkëpunimin rajonal, një element thelbësor i perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe një pjesë integrale e Procesit të Stabilizim-Asociimit. Ne e kuptojmë dëshirën për të ecur përpara.
Open Balkan refuzohet nga tri vende. Në Tiranë sulmohet vetëm Kosova!!!
Servilizmi mediatik për mbështetjen e minishengeni nuk ka të ndalur. Armiku më i ri i integrimit të Ballkanit Perëndimor në Tiranë shtë shpallur Albin Kurti. Që ia ka prishur midenë kryeministrit të Shqipërisë, që e di shumë mirë se në Kosovë nuk para e honepsin. Ta lëmë mënjanë gjykimin mbi nismën, përmbajtjen e saj. Të merremi me sjelljen e z. Rama që hedh gurin e fsheh dorën pas zhurmës që bën media pranë tij.
Haradinaj: Edi Rama ishte pro ndarjes së Kosovës
Një ditë pas shënimit të kryeministrit Edi Rama për incidentin e prillit 2019 në Berlin dhe qëndrimin e Kosovës, ka reaguar ish-kryeministri Ramush Haradinaj. Në një intervistë për RTK, Haradinaj ka deklaruar ndër të tjera se: