Për kë kanë rëndësi emrat e ministrave të rinj
Ka nisur këto ditë diskutimi për emrat e rinj të qeverisë. Siç është zakoni një gjë e tillë – sepse nuk dihet a mund ta quash më lajm – parapriet me titullin: Ethet e…
Do rrijë ky, do lëvizë ajo, kjo ndahet, ai çahet, bashkohet kjo ministri e kështu me radhë.
A ka më rëndësi se kush caktohet ministër? Po edhe ka. Për Samir Manen, Shefqet Kastratin, Rame binznesmenin, ndërtuesit, distributorët e farmaceutikës, për resortexhinjtë e bregdetit.
Ka edhe për ata që duan karrierë në parti, që po mendojnë ta trashëgojnë postin e anëtarit të organizatës bazë te pesë-nipi e kështu me radhë.
Ka edhe për opozitën se e shkreta do i duhet ta hapë gojën tani që vjen shtatori e po nuk gjeti gjë për ministrat çfarë do thotë.
Për të tjerët ka rëndësi? Po siç e dimë që jo. Mallkim ishte e mallkim është. Ose si ta thuash: qeveria e Shqipërisë, e as Shqipëria xhanëm nuk është puna e shumicës të cilën me këtë vend e lidh vetëm fati i keq.
s.zaimi
Add new comment