Blloku Politikë
PD-ja nuk po na thotë pse SHBA e larguan Berishën
Partia Demokratike e Lulzim Bashës po shfaqet përditë e më shumë në pozitën e dikujt që po do të marrë një notë kaluese dhe për këtë mund të thotë çdo gjë.
Për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar, PD-ja ka vetëm një tezë: e kërkoi Amerika. Philip Reeker i paska shkuar në zyrë Lulzim Bashës dhe i ka vënë ultimatum. Kaq mjafton që PD-ja të marrë ujin e bekuar të Amerikës e me të të lajë fytyrën, duart, krahë e mullaqe për të mbrojtur atë që nuk mbrohet.
Merkel erdhi dhe iku, por në Tiranë nuk ndryshoi gjë
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka përmbyllur një viztë në Tiranë ku është takuar me përfaqësues të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pasi kaloi një ditë në Beograd. Siç dihet zonja Merkel përfaqëson një histori suksesi personal, një mentalitet qeverisjeje dhe menaxhimi të hapave të sigurt dhe një konsistencë gati ideologjike te liberalizimi dhe bindja për të drejtat e njeriut. Vizita patjetër që është shumë e rëndësishme, pavarësisht se Merkel mbyll karrierën, edhe pse ajo lë një trashëgimi që prek rajonin tonë siç është Procesi i Berlinit.
Várhelyi: Duhet të mbajmë premtimet ndaj Ballkanit Perëndimor. Amerikanët kanë sjellë afganë me probleme sigurie
Komisioneri europian për Zgjerimin, Oliver Várhelyi ka bërë thirrje për një partneritet të ri mes Bashkimit Europian dhe Turqisë në dritën e zhvillimeve të reja në Afganistan. Në një intervistë për hungarezen “MagyarNemzet”, Várhelyi ka vënë në dukje se Afganistani paraqet një krizë potenciale migratore, e cila mund të parandalohet.
Kriza e tanishme na ka dëshmuar se nuk ka rrugë tjetër pos bashkëpunimit me Ankaranë
Gjermania del publikisht kundër nismës "Ballkani i Hapur"
Sekretari i Shtetit pranë Ministrisë së Jashtme Gjermane, Miguel Berger, e sheh nismën e liderëve të rajonit për Ballkanin e Hapur si alternativë që nuk përfaqëson qytetarët. Në një intervistë për DW, Berger thotë se nisma të tilla janë zgjidhje të përkohshme, ndërsa thekson se e vetmja alternativë e sigurt mbetet Tregu i Përbashkët Rajonal.
Spahiu: Berisha non grata, e vështirë të kuptosh arsyet e ShBA
Përjashtimi i ish-liderit të PD, Sali Berisha, nga Grupi Parlamentar i PD, për analistin nga Kosova, Nexhmedin Spahiu, rrjedhimisht erdhi pas vet përkrahjes dhe ngritjes së tij si politikan me ndihmën amerikane dhe sot 30 vite pas, pikërisht po nga ky aleat u rrënua.
Basha përjashton Berishën nga grupi parlamentar
Ish-kryeministri Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së, për herë të parë që prej vitit 1991. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, e njoftoi këtë vendim në një dalje për mediat nga selia blu, vetëm disa orë para nisjes së sesionit të ri parlamentar. Basha tha se Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit demokrat deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të arsyeve që kanë çuar Departamentin e Shtetit ta shpallë atë non grata në SHBA.
Lypsari i Tiranës po luan për vete, por për çfarë konkretisht mbetet e paqartë
A duhet t'u besojmë mjekëve?
Një mjek nga SHBA, dr. Jason McElyea ka paralajmëruar në BBC për përdorimin e Ivermectin si kurë kundër CoVid-19. Sipas tij përdorimi i medikamentit antiparazitar në doza të mëdha po shton rastet e urgjencës në Oklahoma, çka me këtë rast sipas tij duhet kuptuar se ilaçi është i dëmshëm dhe nuk ka asnjë vlerë ndaj kovidit.
Duhet një recetë për marrjen e këtij ilaçi me arsye sepse mund të jetë i rrezikshëm
ka thënë dr. McEyea.
Debati fals mbi gjininë. Socialistët vjedhin pa dallim krahine, feje, gjinie dhe shkollimi
Në Shqipëri është shpikur një debat në hava. Ka të bëjë me numrin e grave në qeverinë e re të z. Rama. Themi grave për të dalluar nga Femra që është edhe gjendje e brendshme, e jashtme, përpara sesa të jetë status gjinor. Femra është edhe zgjedhje.
Partia e Damianit
Kryeministri ka shpallur emrat e qeverisë së tij të re. Asnjë surprizë. Asnjë e vetme. Mjafton të shohësh sesi nga njëra anë Edi Rama akuzon disa drejtorë që duhen zhdukur nga sytë dhe nga ana tjetër cakton Damian Gjiknurin, të famshmin Damian, sekretar të Përgjithshëm të PS-së. Mjafton dhe kupton se çfarë po ndodh para syve tanë, se çfarë përfaqëson tanimë ky pushtet.
Reforma në drejtësi? Do shpalleshin non grata disa socialistë? Do hetojë SPAK-u vilat e këtyre?
Ka mbetur ose arma, ose të ikësh.