Debati fals mbi gjininë. Socialistët vjedhin pa dallim krahine, feje, gjinie dhe shkollimi

Postuar në 04 Shtator, 2021 13:44

Në Shqipëri është shpikur një debat në hava. Ka të bëjë me numrin e grave në qeverinë e re të z. Rama. Themi grave për të dalluar nga Femra që është edhe gjendje e brendshme, e jashtme, përpara sesa të jetë status gjinor. Femra është edhe zgjedhje. 

Së pari pakkush e di se çfarë përfaqësojnë këto zonja në jetën publike apo profesionin e tyre. Edhe më pak ua kanë dëgjuar zanin në jetën publike. Por këto bien sepse na vënë para alibinë: qeverinë e bën kryeministri. Dhe ai mundet edhe të mbledhë shoqet e kalçetos apo basketbollit e ta ndërtojë një ekip. Dhe ne nuk kemi çfarë të themi sepse ka folur sovrani. 

Debati është i stisur për nevojat e z. Rama që do të turbullojë vëmendjen publike. Na thonë se shoqëria shqiptare është maskiliste. Si vallë votohet kaq shumë PS-ja e Edi Ramës atëherë? Si votohet Erion Veliaj që u kap duke thënë se meshkujt shqiptarë janë zdromsa? 

Cila parti, cili subjekt apo grupim ka mobilizim antigjinor në Shqipëri? Ka fantizëm sporadik, ka dhunë nga varfëria dhe injoranca. Po. Por injoranca është një dhunti fisnike sepse është e shpërndarë barabar në gjini dhe për këtë mjafton të shohim paradën e lirisë në instagram, apo paradën e kolegeve femra në institucione nëse nuk vendos ndonjë rregullore. 

Të gjithë bëjnë sikur nuk i shohin këto. Jo. Kapen te dallimi i stisur gjinor, vetëm e vetëm për të krijuar idenë se modernia, progresi qëndron te qeveria, kryeministri. Aty në fakt buron vetëm provokimi pa brumë, argalisja e një kabinetoje që në të vërtetë bashkon shumëkënd në të vetmin projekt që ka ky ekip: të vjedhë.

 Ndaj ata apo ato që i ha meraku për këtë mentalitet gjoja maskilist dhe primitiv të shoqërisë e dinë dhe vetë se asnjë problem nuk ka në këtë drejtim. Socialisti i llojit shqiptar ka vetëm një axhendë: të vjedhë dhe të shumohet brenda llojit. Nuk i keqkupton kush për gjëra të tjera sepse tashmë i vogël e i madh e dinë shumë mirë se ata vjedhin pa dallim feje, gjinie, krahine dhe shkollimi. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Selim (not verified) on

E fiton edhe mandatin tjeter. Ju vazhdoni llapni. Eshte kolos nuk e rrezoni dot. Bashkohuni prape ne 2025 balliste, komuniste, fashiste, greke,cam,serb,kosovare, mace, qen, socialdemokrate,demokrato sociale e ku e di une. Ai eshte misionar nuk eshte kryeminister. Nuk e rrezoni dot. PER FATIN TONE.

Submitted by skerdilajd zaimi (not verified) on

Ai eshte per ne burg. Megjithe ata qe ka rreth vetes. Ndaj po e zvarrit kete vend, per sigurine e vet.

Misionar? Cili eshte misioni ne kete vend te sajuar e pa rrenje? Jini serioze ju lutem. Misionet jane te tilla per nga objektivat dhe nuk kane te bejne me horizontet e njerit apo tjetrit.

Meqe ndan me Ju dhe Ne: ne emrin tim personal po te them qe Ju jeni ca hajdute. Po ordinere. Dhe kryehajduti eshte ky qe ti e quan misionar.

Submitted by Heu bre (not verified) on

Kush te tha o xhan qe votohet PS-ja ? Dy burra duhen varur ne sheshin Skenderbej, ato qe bene 2008-en, ndersa 138 te tjere (apo aq sa e votuan) duhet te rrasen ne burg perjete, por buken ta nxjerrin duke punuar.

Submitted by Heu bre (not verified) on

Mbase, por gjithsesi persheshi eshte gjethnje me mire se preshi qe han ti, nga mbrapa kuptohet.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Se kisha me ty por me ate tjetrin me siper. Shkrova gabimisht ketu.

Submitted by analiza (not verified) on

"Dhe ai mundet edhe të mbledhë shoqet e kalçetos apo basketbollit e ta ndërtojë një ekip."
Ketu e ke gabim. RamAllahu i plotfuqishem, eshte artist dhe zgjedhjet i ben ekskluzivisht emocionale. Te mos harojme qe dhe "gocat" jane ne nje gare te pashpallur per te mare vemendje ... kind of: Pick me, pick me!
"Dhe ne nuk kemi çfarë të themi sepse ka folur sovrani. "
Ja sa mire i kupton ca gjera :) po kjo eshte dale boje tashme ne 2021, se me kujtohet Sala/Xhaxhi/Naltmadhnia (ky e kishte popullin ne nje .zip file qe e mbante me vete si atribut) tek theshte :Dhe kur flet sovrani ... !
"Si votohet Erion Veliaj që u kap duke thënë se meshkujt shqiptarë janë zdromsa? "
Mos u kap me gjera momentale te lalit aty ketu. Mbase e ka pasur per vehten ai, nqs kualifikohet si mashkull.
"Por injoranca është një dhunti fisnike sepse është e shpërndarë barabar në gjini"
Ketu e ke kapur thelbin. Kurba e shperndarjes se IQ me variabel seksin s'ka ndryshim.
Do te evokoja Jordan Peterson, duke i dhene pak kredite Rames gjithashtu. Peterson thote se ne mund te regullojme INPUT(tu japim shanse femrave njesoj si meshkujve) per te mare pjese, por eshte jeta (kupto MARKET) ajo qe e ndan shapin nga sheqeri dhe nuk mund te ndikojme dhe OUTPUT me pas e te themi jo duhet te kemi ministre nje zhgaravine (s'ka te beje eksluzivisht me pamjen e femrave shqitare) qe vetem deshton e nuk e di akoma pse e qysh e si rotullohet Toka, vetem se duam te mbushin kuoten femerore. Kjo ne shqiperi me shume se kudo eshte shume, po shume e rezikshme (po mos u merzit se vend experimental jeni). Se me kujtohet ajo shefja e gjykates se Elbasanit qe ju shtinte njerezve ne rruge me kallash imagjinar duke degjuar ajke muzike tallava.
Pra pyetjes qe ju be Peterson pse nuk kemi CEO/BOARD MEMBER kompanish te medha femra, ai ju pergjigj thjesht njeres prej gazetareve me budallacka qe ka BBC: sepse nuk e vendosin as meshkujt as femrat, e vendos tregu.

Por ndoshta kjo i duhet dhe Rames per te qene gjithmone ai shpetimtari i gjithedituri dhe kudondodhuri, me top dhe pa top (me mbeti peng qe nuk vajti me Peleshin te shuante dhe zjarret se kjo do i kishte vene kapak e zene gojen te gjitheve). Nje hegjemoni dhe kontroll total, qe eshte me i lehte me sexin e kundert ne nje mjedis te njohur mashkullor si ai shqiptari.

Dhe vertet ka shprese per te gjitha femrat te kontribuojne ne shqiperi (ne politike sidomos, se aty i ben gjerat lemsh dhe nuk te kerkohet llogari). I imagjonoj qe nga Bora me memet e saj, deri tek Ciljeta qe ndoshta tek shkruaj keto radhe eshte duke kenduar nen ze, hitin e saj: Sa kam by**** e mir.

Po te le me nje batute te vertete: Nje nga keto gardalinat (kupto gerdallat) femer qe ishte ngritur ne pushtet me nje shpejtesi rampante fale kesaj qe ke permendur ne artikull, i bie telefoni ne makinen qe po ecte mes kolegesh: Ua shefi! - tha tek e pa, dhe tentoi te cohej ne kembe. Goditi tapicerine e makines, dhe e kuptoi qe duhej te fliste ulur. Makina ndaloi per respektimin e eventit dhe diskutimi rodhi normalisht: ne nje ane pallavrat e Rames (ndoshta dhe ai rehatuar ne ndonje sedilje makine) ne anen tjeter: PO-JO-PO-PO-SI URDHERON!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.