Spahiu: Berisha non grata, e vështirë të kuptosh arsyet e ShBA

Postuar në 11 Shtator, 2021 16:16

Përjashtimi i ish-liderit të PD, Sali Berisha, nga Grupi Parlamentar i PD, për analistin nga Kosova, Nexhmedin Spahiu, rrjedhimisht erdhi pas vet përkrahjes dhe ngritjes së tij si politikan me ndihmën amerikane dhe sot 30 vite pas, pikërisht po nga ky aleat u rrënua.

Një politikan në Ballkan nuk mund të ngrihet në sipërfaqe pa ndihmën amerikane, pikërisht Berisha ishte ai që erdhi me këtë përkrahje, dhe tani pikërisht nga po këta aleat u rrënua, dhe pati një përfundim që nuk do ta dëshironte asnjë politikan, por nuk është i vetmi, sepse ka që kanë bërë ose nuk kanë bërë mëkate, por vet ekzistenca e tyre politike për interesa të tjera, sakrifikohen dhe hidhen poshtë

Përmes Skype në MCN, analisti Spahiu, preku edhe një argument që sipas Berishës mund të ketë qenë një nga faktorët e largimit, lidhur me kundërshtimin e tij për ndarjen e Kosovës.

Jo, besoj se ky është më tepër spekulim i Berishës për ta mbrojtur veten, amerikanët nuk janë të interesuar që ta ndajnë Kosovën, sikur ata të donin, edhe e bënin. Kosova ekziston në saje të politikës amerikane, dhe sigurisht “loja” që është bërë për “ndarjen e Kosovës” përmes Thaçit, Ramës, dhe Boltonit, thjesht ka qenë një lojë amerikane për ta joshur Rusinë drejt hapave të njohjes së Kosovës, sepse pa atë lojë, do të ishte i pamundur takimi Thaçi-Putin, ai pranoj të takohet me një krijesë që e kanë krijuar amerikanët. Pra u dëshmua që kjo ishte një lojë, Berisha nuk ka pasur këtu pse të jetë

Lidhur me faktin se nëse rasti i Berishën si person “non grata”, mund të cilësohet si një rast i izoluar ose mund të jetë një operacion politik i spastrimit politik në Ballkan, për analistin Spahiu, është e vështirë të kuptohet politika amerikane nëse kanë gabuar ose jo në kalkulimet e tyre.

Është e vështirë për ta kuptuar politikën amerikane sepse politika e fuqishme të dallon nga politika e Francës, Anglisë, Turqisë, pra amerikanët edhe gabojnë shpesh në kalkulimet e tyre, po ata nuk ka kush ti kërkoj llogari si superfuqi që janë, dhe ne tash e kemi të pamundur të kërkojmë llogari, dhe tani e kam të vështirë të them nëse fakti se kanë sakrifikuar Berishën është një gabim i tyre, apo llogaritje e tyre e drejtë në funksion të rajonit dhe politikës globale

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.