Blloku Politikë

Qëllohet Sali Berisha në protestë(video)

Postuar në 06 Dhjetor, 2022 12:46

Një qytetar ka qëlluar me grusht kreun e PD-së, Sali Berisha gjatë protestës së sotme në bulevard. Në foto personi që sulmoi: 

Ta gëzosh Europën dhe Durrësin që vjen pas!

Postuar në 05 Dhjetor, 2022 18:49

Jemi në qendër të vëmendjes për një ditë të tërë. Të mbarë Europës. Do marrim mbështetje financiare. Po ky vit po mbyllet shumë bukur, sepse nisi bukur me finalen e UEFA-s. Po Shqipëria ka patur sukses spektakolar në turizëm, more po punët shkojnë shumë mirë. Shkëlqyer. Nuk kemi qenë më mirë se kaq ndonjëherë, por ka një problem. Kjo kometë që fluturon lart e më lart, ka një bisht që i rëndon.

Figurë europiane ndoshta, por Europian Jo

Postuar në 05 Dhjetor, 2022 16:23

Në kuadër të mbajtjes së Samitit të BE-së nesër në Tiranë, organizatorët kanë menduar edhe një dekor bazik në Tiranë: vendosjen e fotografive të figurave kryesore të Europës së Bashkuar, apo të idesë dhe ekzekutimit të saj. Mund të shohësh aty emrat e njohur të krijimit të BE-së, të tjerë më pak të njohur, për të mbërritur në nevojën e pashmangshme për të përfaqësuar edhe Shqipërinë.

Intuita nuk të përgënjeshtrohet: Ismail Kadare ishte figura shqiptare në aradhën e europianëve të vendosur në rrugët e Tiranës, kuptohet për aq sa pamë, pasi mund të ketë edhe ndonjë imazh tjetër.

Pólisi rreth një kadavre

Postuar në 04 Dhjetor, 2022 23:45

Faleminderit!

Faleminderit çdo demokrati dhe çdo simpatizanti që votoi sot!

Faleminderit çdo gruaje, nëne dhe gjysheje që u shkëput për një çast nga detyrimet familjare të së dielës e një ditë me shi të dendur erdhi të votonte sot!

Faleminderit çdo njeriu, që me një mesazh, me një shtrëngim duarsh apo me një përshëndetje të përzemërt, ka qenë një faktor thelbësor nxitës çdo ditë për mua.

Ju falendëroj të gjithëve!

Sinqerisht 
Ilir Alimehmeti

A këshillohet kryeministri me Presidentin për Politikën e Jashtme?

Postuar në 04 Dhjetor, 2022 14:27

Në një raportim mediatik pas takimit me Komisionerin e BE-së për Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, presidenti serb, Alexander Vuçiç, ndër të tjera tha:

I kompleksuar nga "partia e rusëve" në Tiranë

Postuar në 04 Dhjetor, 2022 13:45

Mediat serbe kur shkruajnë për Kosovën, nënvizojnë – e ahtuquajtura Republikë e Kosovës.

Edi Rama kur flet për Partinë Demokratike  na thotë: Një forcë që mban emrin e PD-së.

Për të shtuar mandej se PD-ja është një « forcë e parave ruse për të rrëzuar qeverinë”.

Fake News apo vendimet e gjykatave e dëmtojnë më shumë demokracinë?

Postuar në 02 Dhjetor, 2022 14:37

Në datën 24 nëntor 2022, në media doli lajmi për një shtetas, Taulant: 

Sot, një tjetër shtetas që quhet Taulant ka kontribuar kështu për aktualitetin e Shqipërisë: 

Ne nuk e dimë çfarë mendon Taulanti i dytë për të parin, as për gjykatën meqë teorikisht kërcënohet demokracia. 

Shqipëria nuk është demokratike, as opozita e saj. Më 6 dhjetor vetëm protesta është demokratike

Postuar në 02 Dhjetor, 2022 14:24

Në Tiranë mbahet më datë 6 dhjetor samiti i BE-së dhe ky aktivitet është propaganduar si ngjarje, për kryeministrin si ngjarje historike ende pa nisur, ndërkohë që ai mund të jetë një datë në kalendarin politik për Shqipërinë dhe një ngjarje historike për hotelerinë dhe restoracionin.

News me Euro/Lulzim Basha bie në sy për një rikthim të mundshëm

Postuar në 28 Nëntor, 2022 18:34

Euronews Albania raporton për rikthimin e Lulzim Bashës. Sipas televizionit në fjalë, që ndjek rrugë interpretimi politik si ato që haseshin dikur në gazetën “Koha Jonë”, Basha po bën gjeste që ilustrojnë këtë gjë.

1 shkurt 2023, nis punën Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm

Postuar në 27 Nëntor, 2022 15:29

Në datën 21 nëntor të këtij viti, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka marrë vendim të fillimin e funksionimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm që është sipas kuptimit në nenit 1 të vendimit, riemërtim i Gjykatës së Apelit në Tiranë.  Data e fillimit të punës është 1 shkurti 2023.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë