1 shkurt 2023, nis punën Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm

Postuar në 27 Nëntor, 2022 15:29

Në datën 21 nëntor të këtij viti, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka marrë vendim të fillimin e funksionimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm që është sipas kuptimit në nenit 1 të vendimit, riemërtim i Gjykatës së Apelit në Tiranë.  Data e fillimit të punës është 1 shkurti 2023.

Në këtë kuadër, Gjykatat e Apelit në Durrës, Gjirokastër, Korçë, Shkodër dhe Vlorë ndërpresin veprimtarinë e tyre më datën 31 dhjetor 2023 de gjyqtarët e tyre kalojnë në pozicion të përhershëm në gjykatën e re. Edhe çështjet që trajtohen në këto gjykata do të transferohen në Tiranë, një process ky që u shoqërua me debate gjatë diskutimin për hartën e re të gjyqësorit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.