Figurë europiane ndoshta, por Europian Jo
Në kuadër të mbajtjes së Samitit të BE-së nesër në Tiranë, organizatorët kanë menduar edhe një dekor bazik në Tiranë: vendosjen e fotografive të figurave kryesore të Europës së Bashkuar, apo të idesë dhe ekzekutimit të saj. Mund të shohësh aty emrat e njohur të krijimit të BE-së, të tjerë më pak të njohur, për të mbërritur në nevojën e pashmangshme për të përfaqësuar edhe Shqipërinë.
Intuita nuk të përgënjeshtrohet: Ismail Kadare ishte figura shqiptare në aradhën e europianëve të vendosur në rrugët e Tiranës, kuptohet për aq sa pamë, pasi mund të ketë edhe ndonjë imazh tjetër.
Problemi është se sa e përfaqëson Shqipërinë në kredencialet europiane Kadare. Si një shkrimtar dhe intelektual që është përpjekur që ta mbajë krahun e shikimit nga Perëndimi dhe Europa, Kadare, padyshim që hyn ndër ato figura që ka kontribut të pamohueshëm, madje në kurriz të logjikës dhe arsyetimit historik. P.sh sprova e tij për Eskilin dhe Hamletin, janë shtojca logjike, voluntarizëm i mirëfilltë që vështirë se gjen përligje në evolucionin historik të ndërgjegjes sonë.
Sa aderon Kadare tek europianët e idesë europiane, kjo ha diskutim. Letërsia e Ismail Kadaresë ka gjurmë të pamohueshme nacionalizmi identitar të paktën, ajo e ka temën e vet qendrore mbi një horizont historik, që qëndron mbi dy antagonizma bazë: atë shqiptaro-sllav dhe atë shqiptaro-osman(oriental).
Libra si “Dosja H” apo “Kështjella” kanë deri elementë shovinizmi etnik dhe kulturor, duke përfaqësuar një interpretim dominues historik, por pa ia dalë për këtë arsye të prezantojnë një vizion për të ardhmen. Mesazhi i Europës së Bashkuar shkon përkundër mesazheve etnocentrike të Kadaresë, arsye kjo e mjaftueshme që figura e tij në aradhën e atyre që investuan në kapërcimin e mërive të vjetra të ngjajë e pavend. Kadare mund të jetë një figurë europiane, por jo një europian. Në fund të fundit, ishte koha që e shenjoi atë siç bën ajo me të gjithë, ndonëse obelisku i ngritur për të në Shqipëri i ka kaluar Babelit me kohë, duke vrarë kështu mundësinë për ta kuptuar universalizmin e paktë të veprës së tij për ta zëvendësuar atë me universin kadarean.
s.zaimi
Comments
dorianrada@yahoo.com
Ka nje keqkuptim te madh per Europen, nga ana e shume shqiptareve qe e konsiderojne veten intelektuale, qe vjen si pasoje e nje naiviteti kaq fyes per inteligjencen normale, kur ajo perceptohet kaq e idealizuar : Europa e vlerave dhe parimeve universale... Europa multikulturore etj etj.
Eshte vecanerisht fyes ky keqkuptim naiv, sidomos kur shprehja "Europa i ka rrenjet e saj ne vlerat judeo-kristiane", eshte thene dhe sterthene kaq e kaq here, nga intelektuale, filozove, shkrimtare, politologe , deri edhe tek politikane te te gjitha ngjyrave.
Europa per te cilen flet zoti Zaimi, ashtu edhe per shume te tjere te singjashem me te ne kete keqkuptim (komik do te thoja), eshte caku filozofik, apo limiti nese flasim ne terma matematike, i idese absolute te vlerave qe europianet i kane vene vetes. Realitetit, natyrisht, eshte tjeter gje; si perhere xhanem.
Keshtu, kur zoterinjte e nderuar intelektuale shqiptare flasin per Europen, kane parasysh perhere kete cak ideal vlerash, drejt te cilit synohet, porqe nuk arrihet kurre, thjeshte sepse eshte nje limit i vleres absolute.
Ismail Kadare eshte i vleresuar, pervec vlerave thjeshte letrare te vepres se tij, pikerisht per kete europianizem real; jo per ate imagjinarin qe kane ne mendje naivet e shumte shqiptare.
Ismail Kadare nuk eshte i vetmi shkrimtar , i ketij niveli, qe akuzohet per nacionalizem; radha e tyre eshte e gjate, shume e gjate; te gjithe shkrimtare te shquar, shume te medhenj; Kadare eshte nje prej tyre.
Nje shkrimtar serbo-boshnjak, Ivo Andric, shkon me tej. Ky zoteri ka elaboruar tezen e zhberjes se shqiptareve si komb... kjo shkon pertej cdo racizmi apo nacionalizmi; kjo eshte kriminale; e megjithate ka fituar cmimin Nobel!
Nga ana tjeter, akuza per nacionalizem ndaj tij, eshte projektim i nje paragjykimi duke e vertitur ate pas ne kohe. Per te kuptuar kete paradoks, duhet te sjellim ne vemendje akuzen per islamofobi. Vepra kryesore letrare e Kadarese eshte bere ne nje kohe, kur termi islamofobi nuk ekzistonte, as qe ishte shpikur madje, mund te themi.
Kjo eshte kaq absurde, logjikisht, sa c'eshte e tille akuza qe mund t'u behet shumices derrmuese te shkrimtareve me te medhenj klasike europiane per Antisemitizem...
Add new comment