I kompleksuar nga "partia e rusëve" në Tiranë

Postuar në 04 Dhjetor, 2022 13:45

Mediat serbe kur shkruajnë për Kosovën, nënvizojnë – e ahtuquajtura Republikë e Kosovës.

Edi Rama kur flet për Partinë Demokratike  na thotë: Një forcë që mban emrin e PD-së.

Për të shtuar mandej se PD-ja është një « forcë e parave ruse për të rrëzuar qeverinë”.

Të dyja palët që ndjekin modelin e mohimit politik e dinë shumë mirë realitetin politik në veprim, me të cilin ndërveprojnë dhe duhet të akordohen. Ndaj kjo loja e ndjekur se PD-së i mungon vula, ndërkohë që akush-kryetari mban një vulë në xhep dhe nuk ka seli, e ndërkohë që ky njeri, kryeministri, nuk ka mundur të mos komentojë primaret që i cilësoi si “përpjekje për përmirësim”, nuk ka emër. Me cilin regjistër ta konsiderosh këtë qyqar politik që rrotullohet i ziu e rrotullohet nëpër epikën e reformave të veta dhe përballë ka prapë Saliun dhe Ilirin që rrezik e nxjerrin ata në pension?

Njeriu mund të jetë serioz edhe në humbje, edhe në konfrontim, por z. Rama është mësuar që politikën ta ndjekë me variabël kryesor budallallëkun e shqiptarëve që mesa duket i përçmon shumë. Por që për ligjësinë e pakthyeshme të paradoksit i ka ata lëndë të parë të masturbimit të lavdisë që i shpik vetes përditë, të pasurimit që nuk fshihet më, por me gjasë nesër edhe të daljes nga skena me turp, nëse Saliu me primaret e veta sot konfirmoi se “forca që merr para ruse” ushtroi një veprim politik ku e ku më demokratik sesa e ashtuquajtura parti e progresit, PS-ja- që është parti e krimit.

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ore se jam shume injorant, pse nuk ka seli ky akush-kryetari? Mos po pret deri pasneser sa te shpallni ju armikun e popullit (te radhes) midis gjyqtareve evlia, por qe sapo erdhi Rama ne pushtet i bleu. Dhe historia nuk lidhet aspak me faktin qe kryetari Sali ka qene gjithmone i tille thjesht tani nuk i japin vulen ta vere ku ti doje b..tha. Sepse pas dates 6 dhjetor Sala do ankohet per gjyqesorin e blere nga Rama. Kujt ja thoni keto barcaleta? Basha ka qene gjithmone delfin i Saliut, i zgjedhuri i tij,dhe kur guxoi te bente dicka me koken e vet e flaken si levozhge. Eshte turp te krahasosh dy dinosaure me nje njeri me vizion si Edi. Ju ka ngec sharra ne gozhde me kete robin. Nuk patet fat te rrinte Tosi ne krye te PS- se. Mos u merzit. I ka jeta keto. Sic duken bathet e priftit ky nuk jep shenja lodhjeje edhe per 20 vitet e ardhshme. Mos ndoshta drogohet?Nese nuk e ben do ti lutesha ta niste. Ndryshe nuk perballoheni ju nje tufe zaberhanesh. Nese permend fjalen qyqar duhet te drejtohesh te pasqyra per ta gjetur.
Hahahahahahaha dhe njeqind haha te tjera.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.