Blloku Politikë

Një shifër për ikjen e shqiptarëve dhe një kryeministër që gajas Samitin e Vjenës

Postuar në 27 Gusht, 2015 13:06

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri tha para pak ditësh se shumica e shqiptarëve që kërkojnë azil në Gjermani janë emigrantë në Greqi apo Itali. Pra nuk ikën kush nga Shqipëria sa të bëhet problem. Një gënjeshtër e një ministri gënjeshtar që i bën jehonë gënjeshtrës së eprorit të vet. Dhe për këtë arsye, “lëre Zot, se aq ka në dorë”. Meqenëse qeveria shqiptare ka vendosur të mos përballet hapur me problemin, sjellim këtu një të dhënë që e publikon revista gjermane “Spiegel”, në një shkrim kushtuar emigracionit nga Ballkani.

Tahiri: Serbia e ka njohur Kosovën, nënshkruan marrveshje me termin “Republika e Kosovës”

Postuar në 27 Gusht, 2015 09:15

​Kryenegociatorja e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se me nënshkrimin e marrëveshjes për energjinë, Serbia e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Kjo pasi, sipas saj, në këtë marrëveshje për herë të parë në ndonjë marrëveshje të nënshkruar nga këto dy vende, përmendet termi “Republika e Kosovës”. Këtë deklaratë ministrja për Dialog e ka dhënë në një intervistë për gazetën “Zëri”, e me këtë rast i ka vlerësuar lart marrëveshjet e arritura të martën në Bruksel, duke thënë se katër marrëveshjet janë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Ilustrimi i shtetit ligjor: Punimet në Piramidë (Monument Kulture), pa lejen e KKR-së, raporton BIRN

Postuar në 26 Gusht, 2015 19:15

Një bisht cigare në tokë, apo një kovë llaç për punime në shtëpi mund të sjellin gjobë dhe burg. Por punimet riparuese tek Qendra Ndërkombëtare e Kulturës nuk kanë asnjë leje, zbulon një investigim i BIRN. Më poshtë materiali:

 

Edhe pse ka mbajtur një linjë të ashpër kundër informalitetit, duke i kërcënuar me gjoba të majme qytetarët që ndërtojnë në mënyrë të paligjshme, bashkia e Tiranës ka dështuar të aplikojë të njëjtin standard për punimet që ka ndërmarrë për riparimin e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës ‘Pjetër Arbnori,’ e njohur ndryshe si Piramida.

Opozita “militarizon” propagandën. Flitet për revolucion, por edhe për skenarin “Varoufakis-Tsipras” për Edi Ramën

Postuar në 26 Gusht, 2015 18:00

Drejtuesit e Partisë Demokratike, Sali Berisha, Lulzim Basha, kanë disa kohë që po flasin për revolucion demokratik, apo për protesta masive. Zërin e ka ngritur edhe Josefina Topalli, që i duket e mbaruar një opozitë si kjo e tanishmja. I pakënaqur u shfaq edhe Shpëtim Idrizi, njeriu me busullën e Jack Sparrow me vete, që shigjeta e çon aty ku ja do interesi, i cili foli për zgjedhje. Ka pra një tensioni, po përpunohet një klimë tensioni, e cila diku duhet të shfryjë. Pika kritike e kësaj pakënaqësie është një emër: Kryeministri Edi Rama.

Vandalizimi i kishës në Dhërmi, përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga pikiata ekonomike

Postuar në 26 Gusht, 2015 16:10

Pas deklaratave të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, edhe sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Arben Ristani, ka reaguar për prishjen e Kishës së Shën Athanasit në Dhërmi. Ai ka vizituar vendin e vandalizuar nga rruspat e pushteit dhe në një lidhje telefonike me “Ora-Neës” ka deklaruar se “është shkelur një e drejtë themelore”. Më tej Ristani ka deklaruar se kryeministri ka një arsye shumë të thjeshtë për ta bërë këtë që bëri. “Ai do të zhvendosë vëmendjen nga pikiata e ekonomisë, nga krimi, droga, pasiguria. Nga dështimi në qeverisje”, tha Ristani.

Kisha Ortodokse: Akte që nxisin konfliktet mes besimeve. Kisha Katolike: Respekti ndaj varreve të çdo personi, i patjetërsueshëm

Postuar në 26 Gusht, 2015 14:46

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka përcjellë pak minuta më parë një deklaratë zyrtare për prishjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi. KOASH e cilëson aktin të paligjshëm dhe që bie ndesh me të drejtën e besimit, përveç mënyrës së pabesë të kryerjes së tij.. “Sot, 26 gusht 2015, në orën 4 të mëngjesit, pa zbardhur dita, në mënyrë të fshehtë e tinëzare, për t’iu shmangur ballafaqimit me banorët e Dhërmiut, në Himarë, u shkatërrua nga forca të inspektoratit ndërtimor të ardhura nga zona të tjera të vendit, kisha orthodhokse e Shën Athanasit.

Reagim i Greqisë: Akt identik si ai i xhihadistëve në Lindjen e Mesme

Postuar në 26 Gusht, 2015 13:23

Vjen edhe reagimi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë lidhur me prishjen e Kishës së Shën Thanasit. “Prishja e vendeve të shenjta dhe të kultit, të paktën deri së fundmi, ka ndodhur në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, nga duarta e xhihadistëve. Sot ne pamë një akt të tillë në vendin tonë fqinj, Shqipëria. Do të informoheni për lëvizjet e Greqisë në komunitetin ndërkombëtar ndaj Shqipërisë për këtë çështje”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke.

Reagim i PBDNJ-së: Për kishën, reagim imediat ndërkombëtar

Postuar në 26 Gusht, 2015 13:02

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka denoncuar aktin e prishjes së kishës së Shën Thanasit. Sipas kësaj partie, loja me patriotizëm nuk ka vend sa kohë pas këtij akti qëndrojnë interesa pronësie të Koço Kokëdhimës. “Vandalizmi qeveritar ne Shen Athanas, Dhermi, eshte deshmia e rradhes dhe me domethenese se ne vendin tone Kushtetueshmeria, shteti i se drejtes, dimensioni human dhe liria e besimit po i lene vendin perdite edhe me teper arbitraritetit, arrogances, dhunes dhe hipokrizise.

Paskal Milo flet për kishën e Dhërmiut: Greqia të shohë hallet e saj

Postuar në 26 Gusht, 2015 08:16

Në një intervistë për “Panoramën” historiani Paskal Milo, e ka quajtur si të tepërt ndërhyrjen e shtetit grek dhe reagimet e saj për ngjarjen në Kishën e Shën Thanasit në Dhërmi. Profesor Milo shprehet se shtetit grek duhet të merret me zgjidhen e halleve dhe problemeve të vendit të tij dhe të mos përzihet në çështje që nuk i takojnë. “Greqia nuk është dhe nuk mund të jetë tashmë ‘bartëse’ e të ‘drejtave’ kanonike bizantine.

Qeveria e kupton se vetëm lutjet mund të zgjidhin diçka, por edhe për këtë duhen 83 mln lekë

Postuar në 25 Gusht, 2015 22:29

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka shpallur fituesit për organizimin e një eventi, që do të zhvillohet në shtator.

Studio EGA Sh.p.k, adresa: ROME (RM) VIALE TIZIANO, 19 CAP 00196 ka fituar të drejtën të organizojë eventin “Lutja e Paqes 2015”, Tiranë 6-8 Shtator”. Sipas termave të kontratës, kohëzgjatja e saj do të jetë nga data 31/08/2015 deri më 09/09/2015.

Sipas ministrisë, “kanë qenë pjesëmarrës në procedurë këta ofertues me vlerat përkatëse të ofruara:

Studio EGA S.r.l RM-426456; Vlera e ofertës: 83,089,396 lekë pa TVSH

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë