Blloku Politikë

Veliaj ndërtuesve: Ulni çmimet e apartamenteve të pashitura, do kërkoj taksë prone edhe për to. A do binden ndërtuesit?

Postuar në 01 Shtator, 2015 11:46

Një ftesë, që do hapë debat, bëri Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me rastin e shpërndarjes së shtëpive sociale në Shkozë të Tiranës. Veliaj u bëri apel ndërtuesve që të ulin çmimet e apartamenteve që nuk shiten. “Për aq kohë që apartamentet nuk shiten, atëherë nuk do të jepet as leje ndërtimi. I bëj apel Shoqatës së Ndërtuesve: ulni çmimet! Ne nuk ia caktojmë dot çmimet privatit sepse jemi në kapitalizëm, por ne do të propozojmë që taksën e pronës, këta ndërtues ta paguajnë edhe për ata apartamente që nuk i kanë shitur.

Vuçiç e sheh Ramën si politikan botëror. Kompliment apo kunj?

Postuar në 01 Shtator, 2015 10:46

Të fokusuar vetëm intervista e kryeministrit Rama nga intervistimi i pëbashkët i Vjenës, del se homologu i tij serb Vuçiç nuk është dhe aq “i urtë”. Një deklaratë e Vuçiçit për Ramën bën interes të veçantë, hap debat ngjyrimi me të cilin mund të jetë thënë. Komentet u bënë gjatë debatit mes tij dhe Ramës, të transmetuar në disa televizione të rajonit.

Ka deklaruar vetëm 3 mijë € pasuri dhe do të luftojë informalitetin!!!

Postuar në 31 Gusht, 2015 21:50

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë sot një koment për aksionin ndaj informalitetit. Basha ka postuar në Facebook këtë status, që gjithsesi tërheq vëmendjen e qytetarëve te një hollësi e harruar: “Sa i besueshem mund te jete kur flet per informalitetin dikush qe ka fshehur pasurine e tij prej vitesh, duke deklaruar 3 mije euro pasuri e duke u shpallur i pastrehe. Kjo edhe pse pasuria e tij prej favoreve ndaj klienteles eshte e njohur nga i madh e i vogel. Kur predikon kunder informalitetit perfituesi me i madh prej tij, corba eshte e prishur.

Mosndërhyrja në punët e brendshme, parim, apo gjethe fiku e qeverisë(video)

Postuar në 31 Gusht, 2015 18:31

Kryeministri Edi Rama, prej disa kohësh flet për mosndërhyrje në punët e brendshme. Tha edhe sot: "Ky është një moment, kur për fat të keq ka pasur një keqkuptim nga ana e tyre,- që s’kam asnjë problem ta them,- është keqpërdorur nga të tjerët. Por ka qenë një mundësi shumë e mirë, për të bërë të qartë, shkoqur, që hapësira e ushtrimit të besimit për besimtarët ortodoksë është një hapësirë sovrane dhe asnjë shtet fqinj nuk ka asnjë të drejtë mbi këtë hapësirë. Ortodoksët shqiptarë nuk janë grekë, janë shqiptarë.

Rama: “Besimtarët ortodoksë i mbron ligji”. Sot pati ankesa për kërcënime në Dhërmi. A u zbatua ndonjë ligj kur u prish kisha?

Postuar në 31 Gusht, 2015 14:01

Sot në një konferencë për shtyp, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, foli edhe për çështjen e kishës së Dhërmiut. Duke iu përmbajtur cilësimeve personale dhe që nuk përkojnë me raportin ligjor që rregullon marrëdhëniet e komuniteteve fetare me shtetin. Kështu, ndonëse Kisha e Shën Thanasit, ishte aty qysh prej vitit 1992, Kryeministri vijon ta cilësojë si garazh, duke hyrë në diskrecionin e besimtarëve pa qenë i tillë. “Ajo nuk ishte një kishë, por një garazh. Ne nuk do të ndërtojmë një kishë katolike, por do të rindërtojmë atë kishë që ka qenë aty”, tha Edi Rama.

Bushi i Krujës dhe Roshi i Kavajës, PD nuk do t’i njohë kryebashkiakët e inkriminuar

Postuar në 31 Gusht, 2015 13:13

Dy kryetarë bashkie të akuzuar si persona me precedentë të rëndë penalë, nuk do të njihen nga këshilltarët e PD-së në këshillat bashkiakë përkatës. Këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Kavajës nuk e njohin kryetarin e kësaj bashkie Elvis Roshi dhe kanë vendosur të mos marrin pjesë në mbledhjet e thirrura prej tij. Përmes një deklarate për mediat, PD njofton se Roshi është përfaqësues i trafikut të drogës.  

Ambasada e ShBA konfirmon takimin Lu – Rama për prishjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi

Postuar në 31 Gusht, 2015 12:39

Mediat i bënë jehonë para dy ditësh një lajmi të publikuar nga “Hellenic Neës” se ambasadori amerikan Donald Lu, kishte takuar kryeministrin Edi Rama lidhur me prishjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi. Sot kjo gjë konfirmohet nga një komunikim i gazetës “Shqip” me zëdhënësin e ambasadës amerikane, që nuk mohon takimin.

Fluksi i azilkërkuesve bie, por… Braçe: Njerëzit nuk i punësojmë dot. Në 8 vjet kanë ikur gjysmë milioni të tjerë

Postuar në 31 Gusht, 2015 09:41

Dy lajme të reja mbi azilkërkuesit shqiptarë: Ndërkohë që fluksi drejt Gjermanisë po njeh njëfarë rënieje, deputeti socialist Braçe është ndër të paktët e partisë së tij që pranon pse ikin shqiptarët.   

"Islami shqiptar, autokton. I vetmi islam europian. Por ai po goditet”

Postuar në 30 Gusht, 2015 19:58

Veton Surroi, publicist e botues nga Kosova, i ka dhënë një intervistë gazetës “Shqip”, në të cilën bën disa komente për zhvillimet në shoqërinë shqiptare. Surroi është pyetur edhe për problemin e gjallërimit të rrymave të islamit radikal, që sipas tij, po përpiqen të imponojnë një interpretim të ri të isalmit tradicional, apo autkton shqiptar. Për Surroin kjo po ndodh përmes dhunës e parasë. “Jemi të brishtë, jemi të atakuar dhe kështu duhet ta kuptojmë. Shoqëritë tona janë sot të sulmuara nga islami politik, pjesë e këtij sulmi po bëhet në Kosovë e Maqedoni, por edhe në Shqipëri.

Ia ngeci Shqipërisë, por tani PD flet ndryshe: “Marrëveshjea konçesionare me “Rapiscan”, do të sjellë rritje çmimesh”

Postuar në 30 Gusht, 2015 16:40

Në Shqipëri bën vaki çdo gjë. Një nga këto gjëra që pak priten është kritika e sotme e gazetës zyrtare të Partisë Demokratike ndaj marrëveshjes konçesionare për skanimin në dogana, fituar nga kompania “Rapiscan”. Në një shkrim të vetin për rritjen sërish të çmimeve të hidrokarbureve, “RD” e arsyeton këtë pikërisht me kostot që sjell aktivizimi i marrëveshjes konçesionare me “Rapiscan”, që tarifom për çdo deklaratë me 22 euro. “Edhe pse qeveria pretendon se çmimi i naftës do të fillojë të bjerë, duke filluar nga muaji i ardhshëm, krejt të kundërtën thonë shoqatat e hidrokarbureve.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë