Mosndërhyrja në punët e brendshme, parim, apo gjethe fiku e qeverisë(video)
Kryeministri Edi Rama, prej disa kohësh flet për mosndërhyrje në punët e brendshme. Tha edhe sot: "Ky është një moment, kur për fat të keq ka pasur një keqkuptim nga ana e tyre,- që s’kam asnjë problem ta them,- është keqpërdorur nga të tjerët. Por ka qenë një mundësi shumë e mirë, për të bërë të qartë, shkoqur, që hapësira e ushtrimit të besimit për besimtarët ortodoksë është një hapësirë sovrane dhe asnjë shtet fqinj nuk ka asnjë të drejtë mbi këtë hapësirë. Ortodoksët shqiptarë nuk janë grekë, janë shqiptarë. Ndërkohë që, për ortodoksët grekë që i përkasin minoritetit grek është e garantuar njësoj si për ortodoksët shqiptarë, pra, për të gjithë atë komunitet që ka atë besim, që të ushtrojnë lirisht besimin e tyre. Por koha kur Shqipëria të pranonte të tilla çudira dhe të tilla ndërhyrje ka marrë fund në 23 qershorin e 2013-ës".
Sa parimor është kryeministri për këtë çështje? Mosndërhyrja është edhe çeshtje dinjiteti, por duke lënë mënjanë policët gjermanë në kufi me Greqinë, po sjellim këtu në vëmendje dy raste: faktin se Edi Rama nuk e quajti ndërhyrje përgjimin e shërbime e sekrete gjermane, duke u shprehur madje "se ne nga miqtë nuk kemi çfarë të fshehim". Dhe së dyti se qeveria shqiptare, apo kryeministri, sikurse edhe presidenti, nuk reaguan ndaj deklaratave të Erdogan në vizitën e fundit në Tiranë. Kjo sjellje meriton një lexim, por edhe një qëndrim politik, në mënyrë që qytetarët të kuptojnë mikun, vëllain, por edhe armikun.
Comments
privat
Ju te ResPublika keni mare fund deri sa gjeni guxim dhe kritikoni qendrimin e Rames per ndrehyrje te Greqise ne punet e otodoksise.Turp per ju! Shembujt qe sillni jane naive
Add new comment