Vuçiç e sheh Ramën si politikan botëror. Kompliment apo kunj?
Të fokusuar vetëm intervista e kryeministrit Rama nga intervistimi i pëbashkët i Vjenës, del se homologu i tij serb Vuçiç nuk është dhe aq “i urtë”. Një deklaratë e Vuçiçit për Ramën bën interes të veçantë, hap debat ngjyrimi me të cilin mund të jetë thënë. Komentet u bënë gjatë debatit mes tij dhe Ramës, të transmetuar në disa televizione të rajonit.
“Edi Rama është politikan botëror, ndërsa unë lokal. Unë nuk mund t’i ndryshoj qëndrimin Ramës për Metohinë, por kjo nuk do të thotë se nuk do bashkëpunojmë në vazhdimesi për paqe në Ballkan”, tha Vuçiç. A ishte kjo një kunj i Aleksandrit apo një dëshmi modestie dhe pranim i superioritetit të homologut shqiptar? Serbët s’para shquhen për modesti…
Add new comment