Blloku Politikë
Fotopolitikë/LSI, axhendë e posaçme e PD-së
Faqja e parë e gazetës zyrtare të PD-së, hapet me një akuzë për vrasje, sërish në adresë të LSI-së, e për rrjedhojë, kreut të saj, Ilir Meta. Ndërkohë sot, u njoftua se PD-ja nuk do të zhvillojë protesta në shtator, pa dhënë arsye. Por protestat gjithsesi do të rikrijonin qoftë edhe virrualisht frontin PS-LSI. Kurse dje, Andrea Stefani, një analist i afërt me qeverinë dhe kryeministrin, apelonte për mbështetje popullore për "krjimin e shtetit të së drejtës", thirrje që duket sikur i paraprin ndonjë aksioni të palajmëruar.
Ilir Meta shmang sërish një vizitë në ShBA
Në vizitën e fundit të Victora Nuland në Shqipëri, të gjithë vunë në dukje faktin se zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, shmangu një takim me kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta. Duket se edhe ky i fundit, nuk po këmbëngul shumë që të jetë i pëlqyer në ShBA. Po t’ i besojmë raportomit të portalit “tesheshi.com”, Meta ka vizituar aë fumdmi Maqedoninë, ku ka qenë i ftuar edhe në dasmën e djalit të Menduh Thaçit, ndonëse kishte një ftesë për një aktivitet në ShBA. “Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, nuk do të shkojë as këtë verë në SHBA.
PD tërhiqet nga protestat në shtator
Partia Demokratike me gjasë ka edhe një skenar “paqësor” për sezoninme ri politik në vend. Gazeta “Shqip” citon sot Enno Bozdon që thotë se “çdo gjë në kohën e duhur”, duke paralajmëruar analizën për humbjen e PD-së në zgjedhjet e fundit. Ky përbën një ndryshim kursi nga qëndrimet e deritanishme. Gkatë gjithë verës përfaqësuesit e opozitës folën për protesta në shtator, duke mos munhguar edhe akuzat për dobësi drejtimi nga ana e Lulzim Bashës.
Eshtrat e Nilo Katalanos u tërhoqën nga italianët në luftën italo-greke?
Panajot Barka shkruan një analizë të gjatë rreth asaj që ndohi në Dhërmi me Kishën e Shën Thanasit. Barka e shtron çështjen gjerë, teksa shikon aty një rast të përplasjes mes katolicizmit dhe ortodoksisë, që si militant të vetin në Shqipëri ka Artan Shkrelin “me dy projekte të dështuara në këtë drejtim”, siç thotë autori. Barka vendos edhe disa korrespondenca historike, kur thotë se debati përkon me përvjetorin e vdekjes së shën Kozmait, “njeriut që konsiderohet si një nga dy shkaktarët kryesorë të dështimit të katolicizmit të Himarës”.
"Shqiptarë, bashkojuni luftës për Drejtësi! Ky është moment historik”
Andrea Stefani duket se e ka marrë shumë seriozisht reformën në drejtësi. Aq sa në një analizë në gazetën “Dita” sot, i fton të gjithë shqiptarët, madje i sfidon që t’i bashkohen kësaj përpjekjeje që ai e quan patriotike. Dhe edhe radhët e shkruara kësaj radhe janë më imperative, më nxitëse, gati si një kushtrim. “Sot momenti historik dikton, për këdo që i thotë vetes shqiptar, t’i bashkohet luftës për drejtësi, përpjekjes për të bërë, për të parën herë në historinë e shqiptarëve, shtetin e së drejtës. Në 1912 shqiptarët shpallën pavarësinë. Lindi shteti i parë shqiptar.
PS rikrijon Zonën e Parë Operative. Në krye bregasi Koço Kokëdhima
“Tema” raporton për organizimin e ri të Partisë Socialiste. Krijohen rajonet të cilat kanë në krye një drejtues që “rrit llogaridhënien”. “Sot në Vlorë, kryeministri Rama mblodhi deputetët e Vlorës dhe Gjirokastrës, si dhe drejtuesit lokalë të partisë dhe pushtetit në bashki.Gjatë takimit, ai u prezantoi skemën e re organizative të PS dhe u komunikoi se bashkimi mekanik i Qarkut të Vlorës me atë të Gjirokastrës, do të formojë rajonin e Jugut, një njësi e re organizative e Partisë Socialiste. Në krye të këtij Rajoni u caktua Koço Kokëdhima, deputet i Vlorës.
Prof. Altimari: “Kisha e Shën Thanasit, monument kulture për arbëreshët...Ne arbëreshët nuk shitemi për 30 aspra si ca e ca”
Në vend të Kishës së Shën Thanasit, duket se do të ndërtohet një kishë, ose monument tjetër që përkutjon lidhjet shqiptaro-arbëreshe. Në muajin nëntor madje, do të mbahet edhe një Kuvend shkencor, synon, siç thotë profesori arbëresh, Francesco Altimari në një intervistë për gazetën “Shekulli”, “për ta rindërtuar më në fund bashkërisht një histori objektive dhe shkencore të kompleksitetit të Himarës, të këtij djepi të rëndësishëm kulturor dhe arsimor që meriton një vëmendje të posaçme larg shablloneve nacionale dhe fetare, larg kulisave politiko- kishtare dhe manipulatorëve të çdo lloji”.
Sajmir Tahiri nën sulm të dyfishtë. Askush nuk po e mohon më trafikun dhe implikimin në nivele të larta
Prej disa kohësh Partia Demokratike, ish-kryetari i saj, Sali Berisha, apo edhe gazeta “Rilindja Demokratike” kanë mbështetur idenë se me luftën kundër hashashit, po ndiqet një praktikë selektive dhe biznesi nga vetë Ministria e Brendshme. P.sh para disa kohësh, kur policia raportonte goditjen në Dukagjin, “RD” shtronte tezën se kështu favorizohej Tepelena(http://www.respublica.al/2015/08/20/ekonomi-tregu-apo-konspiracion-me-ha...“u-godit-dukagjini-për-llogari-të-tepelenës”).
Ndodh në Shqipëri, agjencitë shtetërore nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen e pronës private
Nënshkruhet në Vlorë marrëveshja ndërinstitucionale për bashkëpunim në mbrojtjen e pronës private. Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishin krerët e institucioneve Policia e Shtetit, AKKP, Prokuroria e Pergjithshme, Avokatura e Shtetit, si dhe kryeministri Edi Rama. Shefi i qeverisë theksoi se marrëveshja garanton një bashkëpunim të përditshëm, për tu hedhur në kundërsulm ndaj grabitësve dhe falsifikatorëve të pronës.