Ndodh në Shqipëri, agjencitë shtetërore nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen e pronës private
Nënshkruhet në Vlorë marrëveshja ndërinstitucionale për bashkëpunim në mbrojtjen e pronës private. Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishin krerët e institucioneve Policia e Shtetit, AKKP, Prokuroria e Pergjithshme, Avokatura e Shtetit, si dhe kryeministri Edi Rama. Shefi i qeverisë theksoi se marrëveshja garanton një bashkëpunim të përditshëm, për tu hedhur në kundërsulm ndaj grabitësve dhe falsifikatorëve të pronës.
“Ky është një proces kaq i zvarritur në vite dhe po ashtu shumë i dëmshëm për vetë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. jemi njohur me fakte të tmerrshme dhe të pakontestueshme se si qindra e mijëra hektarë tokë janë vjedhur duke përdorur dokumente të falsifikuara. Sistemi ka siguruar një lidhje të shkurtër mes grabitësve, pushtetit ekzekutiv dhe pa asnjë dyshim pushtetit gjyqësor.” theksoi Rama.
Sipas kryeministrit, reforma rrënjësore e pronës është shumë e rëndësishme për t’i dhënë fund abuzimit me pronat në Shqipëri. “Kjo ka si parakusht të vetin goditen e produkteve të veprës kriminale të tjetërsimit të pronës përmes falsifikimit” tha kryeministri.
Më herët, drejtoresha e AKKP-së, Sonila Qato shprehu shqetësimin e konstatimit të përditshëm të rasteve të tjetërsimit të pasurisë së paluajtshme me anë të falsifikimit të dokumentave. “Stafi i AKKP-së konstaton raste të tjetërsimit të pasurisë së paluajtshme me anë të falsifikimit të dokumenteve, duke synuar pëfitimin në mënyrë të padrejtë. Shumë prej rasteve të konstatuara mbartin dhe elementë të veprave penale. Një pjesë e tyre edhe pse procedurialisht janë parashtruar për shkak të realizimit të tyre kohë më parë vazhdojnë të sjellin anomali. Ky problem shfaqet dukshëm dhe në çështjen e regjistrimit të tyre dhe transaksionit të fituar në mënyrë të paligjshme. Jemi të vendosur të çojmë deri në fund zbardhjen e padrejtësive me pronën. Abuzivizmit me çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronave i ka ardhur fundi”, tha Qato.
Ndërsa Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla tha se marrëveshja synon kthimin e ligjshmërisë në të drejtën e pronave. Prokuroria e Përgjithshme, AKKP, Policia e Shtetit dhe Avokatura e Shtetit, kanë firmosur një marrëveshje të përbashkët për bashkëpunim ndërinstitucional, kundër abuzimit me pronat.
Comments
paradokset shqiptare
Marreveshje?? Edhe Ligj edhe marreveshje pastaj per zbatimin e ligjit? Vetem ne Shqiperi degjon te tilla paradokse!!! Vetem ne Shqiperi gjendet raliteti ku ligjet egzistojne por nuk zbatohen; ku institucionet qe duhet te imponojne zbatimin e ligjit nuk iu mjafton vete ligji por kane nevoje te nenshkruajne "marreveshje"!!! Hahahahaha!!!! Mesa duket, majtas dhe djathtas, preokupimi kryesor nuk eshte te berit e punes por publiciteti per vetveten! Berisha dje, Rama sot, madje mua vete personalisht, na kane hequr shpresen se ne kete vend mund te rrosh, gjesh nje pune, punosh dhe fitosh normalisht me aftesine dhe djersen tende!!! Qelbesirat!!!!!
Add new comment