PS rikrijon Zonën e Parë Operative. Në krye bregasi Koço Kokëdhima

Postuar në 29 Gusht, 2015 20:40

“Tema” raporton për organizimin e ri të Partisë Socialiste. Krijohen rajonet të cilat kanë në krye një drejtues që “rrit llogaridhënien”. “Sot në Vlorë, kryeministri Rama mblodhi deputetët e Vlorës dhe Gjirokastrës, si dhe drejtuesit lokalë të partisë dhe pushtetit në bashki.Gjatë takimit, ai u prezantoi skemën e re organizative të PS dhe u komunikoi se bashkimi mekanik i Qarkut të Vlorës me atë të Gjirokastrës, do të formojë rajonin e Jugut, një njësi e re organizative e Partisë Socialiste. Në krye të këtij Rajoni u caktua Koço Kokëdhima, deputet i Vlorës. Pas komunikimit të Ramës, fjalën e mori zoti Kokdhima, i cili e falenderoi për përgjegjësinë e re dhe kërkoi që dhe ministrat e atij rajoni, të raportojnë para tij”, shkruan “Tema”. Me të drejtë vihet në dukje loja me konotacionin historik të qarkut Vlorë – Gjirokastër që gjatë luftës quhej Zona e Parë Operative. Por vendosja e Kokëdhimës në krye ka të paktën dy arsye që e legjitimojnë atë nga pikëpamja e socialistëve: së pari, Kokëdhima është nga Qeparoi, bregas, familje e lidhur me luftën. Por siç thotë këtu vetë zotëria - http://www.shekulli.com.al/p.php?id=18318 - lagjja e tij është themeluar nga Papa Nika nga Tërbaçi. Vijmë këtu te lidhja me një taban nga ishte edhe “Besniku”, pra Hysni Kapo që përgjigjej për zonën e parë në linjë partie. Së dyti, ka një kontratktim historik që duhej vënë në vend me bregasit në PS. Në librin e tij të kujtimeve, i mirëmjohuri Sofokli Lazri, me origjinë nga Vunoi dhe i njohur në zhargonin partiak, si “klani ideologjik”, shkruan sesi çështja e Zaho Kokës solli spostimin e bregasve, lënien e tyre në hije. Kjo u bu re siç thotë ai në Kongresin e Përmetit. Ndaj sot, edhe këtë “padrejtësi” sot PS e vë në vend, duke revizionuar disa qëndrime dhe ngjarje që krijojnë hije.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.