Blloku Politikë
Ambasada e Rusisë: Rusia nuk bllokon eksportin e grurit drejt Shqipërisë
Ambasada e Rusisë në Shqipëri ka hedhur poshtë si të pabazë çdo lajm apo insinuatë se ky vend do të bllokojë eksportin e grurit drejt vendit tonë. Në një njoftim për shtyp, ambasada bën me dije se masat e marra për embargon ndaj mallrave bujqësore shqiptare, vjen në përputhje me reagimin reciprok dhe se ato nuk lidhen me eksportet ruse të grurit. “Ky hap i ndërmarrë në bazë të parimit të reciprocitetit ka qenë një kundërmasë e Rusisë ndaj vendeve që e kanë mbështetur vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian 2015/971 të dt.
Incidenti i kishës në Dhërmi, shfaqet Artan Shkreli dhe flet për Omonia-n
Dje në mbrëmje u bë publike bastisja e një kishe në Dhërmi. Çështja iu përcoll opinionit nga Kisha Ortodokse e cila denoncoi rastin duke nënvizuar se në heqjen e ikonave dhe prishjen e saj kanë dorë njerëz të pushtetut vendor dhe të policisë. Në njoftimin e vet Kisha i referohet edhe ligjit. Pra askush nuk ka folur dje për përfshirje direkte të qeverisë, por këtë e ka bërë fakt këshilltari i kudondodhur i Edi Ramës, Artan Shkreli. Kudo ku ka ndërtime të vjetra, objekte për restaurim, apo për ndërhyrje, aty shfaqet eksperti Artan Shkreli.
Thirrje për revolucion demokratik! Cila është axhenda e opozitës?
Ish-kryeministri Sali Berisha ka përsëritur sot tezën e një revolucioni demokratik për të përmbysur qeverinë, që ai e cilëson si mashtruese. Berisha është njeriu kryesor i opozitës sot, ndonëse formalisht është Lulzim Basha ai që është kryetar. Lënda e parë e reagimit të sotshëm është projekti për konfiskim banese, siç thotë ai, por që i referohet lajmit të bërë publik se kush nuk paguan pas marrjes së kuponit të legalizimit, humbet pronësinë. “Edi Rama ka gati ligjin e konfiskimit te banesave. Ne kembe kunder mashtruesit dhe poshtruesit me te madh ne Europen e sotme!
Aksion kundër evazionit? Kush mban përgjegjësi për 160 mln $ që mungojnë?
Opozita e kundërshton aksionin e paralajmëruar të qeverisë kundër evazionit dhe informalitetit, pasi sipas saj, përmes tij, po tentohet të mbulohet vjedhaj në tatime dhe dogana. Kryetari i Partisë Demokratike, në një deklaratë për median pak orë pasi kryeministri mblodhi në një takim drejtorët e tatimeve në lidhje me operacionin kundër informalitetit që do të nisë në shtator, u shpreh: “Rama nuk gjeti asnjë mundësi për të shpalosur përgjegjësinë që është vetëm e tija. Asnjë fajtor për 160 mln dollarë të vjedhur.
Deri në fund kundër informalitetit dhe evazionit
Beteja kundër informalitetit dhe evazionit do të shkojë deri në fund. Kështu ka deklaruar sot Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me drejtues të administratës doganore dhe tatimore, përpara fillimit në shtator të operacionit kundër informalitetit. “Duhet marë drejtpërdrejtë mesazhi i qeverisë shqiptare, e cila, është e vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj beteje të re që nuk është një aksion në vazhdën e radhës së një tradite të vjetër të tatimeve dhe doganave, por një aksion që do t’i shkojë deri në fund informalitetit”, tha Rama.
Samiti i Vjenës: Rama, Thaçi e Vuçiç do të luajnë futboll me ekipin “BE e ardhshme”
Një tjetër lajm spektakli. Në samitin e ardhshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet me 27 gusht në Vjenë, si vazhdimësi e procesit të Berlinit të iniciuar nga Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, do të ketë një ngjarje të pazakontë, transmeton Klan Kosova sipas një raporti të agjensisë “Tanjug”. Një ndeshje miqësore futbolli do të luhet në mes liderëve të Ballkanit Perëndimor, në mes dy ekipeve “BE e ardhshme” dhe “BE”.
Problemet e Vlorës, Dritan Leli akuza ndaj Gjikës për kaosin urbanistik
Pak javë pasi ka marrë detyrën, kryebashkiaku i ri i Vlorës theksoi se ka trashëguar një qytet me probleme të shumta në infrastrukturë dhe kanalizime tejet të dëmtuara. Dritan Leli zhvilloi një takim për marrjen e masave në rast përmbytjesh, ngjarja më e fundit javën që shkoi, kur qyteti u mbulua nga uji, si në stinën e dimrit. Kryebashkiaku akuzoi paraardhësin, për dhënien pa kriter të lejeve të ndërtimit, konkretisht mbi rrjetin e kanalit ujëmbledhës.
Në një rang me Edit Durham, Valentinin dhe Fultz
Ndriçim Kulla, botues dhe ndihmës i Presidentit të Republikës, shkruan sot në gazetën “Mapo” për ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu. Kulla është shfaqet i entuziazmuar nga fakti se Lu e mësoi gjuhën shqipe, përpara se të vinte në Shqipëri, se ai di të flasë në mënyrë diplomatike, por edhe të drejtpërdrejtë dhe të thjeshtë. Pra z. Lu, di të komunikojë me qytetarët, duke përcjellë mesazhe të qarta, e që nuk mund të interpretohen nga politika.
Edhe ushtarakët me sytë nga Strasburgu për pensionin
Edhe pensionet e ushtarakëve do të trajtohen në finale nga Gjykata e Strasburgut. Dosja është dorëzuar tanimë aty dhe pret gjykimin për kërkesën e zbatimit të të drejtave që burojnë nga një jetë punë, të cilën shteti shqiptar e ka të vështirë ta njohë. Çështja ka tërhequr vëmendjen edhe të Organizatës Europiane të Ushtarakëve, EUROMIL, presidenti i të cilës, Emmanuel Jacob, do të jetë në Tiranë më 24 gusht. “Shekulli” raporton sot se Jacob do të marrë pjesë në një takim të posaçëm me ushtarakët shqiptarë “për të diskutuar lidhur me problematikat që shoqërojnë trajtimin e tyre financiar”.
Ekonomi tregu apo konspiracion me hashashin? “U godit Dukagjini për llogari të Tepelenës”
Policia deklaron se ka nisur aksion masiv kundër kultivimit të bimëve narkotike në Dukagjin, por as kësaj radhe opozita nuk e përshëndet ndërhyrjen e saj. Gazeta “Rilindja Demokratike” hedh sot një tezë të vetën, me premisa të ekonomisë sa tregut: goditja në Dukagjin, po bëhet për të rritur çmimin e hashashit në Tepelenë. “Mbi 450 forca të policisë ndërrmorën dje një aksion kundër drogës në Dukagjin.