Blloku Politikë
Videolajm/Momenti i "kafshës": Nervozizëm, çekuilibrim, apo arrogancë e ministrit të Shëndetësisë?
Teatër në parlament, Beqaj: Humba kontrollin, s'duhet të përdor fjalë fyese në kuvend. Spaho: Të vazhdojë seanca
Pas ndërprerjes së seancës si pasojë e replikave që çuan deri në fyerje, minisitri i Shëndetësisë, Ilir Beqa i ka kërkuar ndjesë deputetes Albina Dede, të cilën e etiketoi si kafshë.”Këto fjalë nuk duhet të përdoren në parlament, gjatë diskutimit humba kontrollin si njeri I gjallë që jam”-deklaroi Beqaj, duke i kërkuar ndjesë deputetes demokrate. Pas këtij moment zv/kryetari i kuvendit Edmond Spaho, lejoi vazhdimin e seancës.
“Ka operatorë IT që veprojnë ekskluzivisht me shtetin”. Inshallah na sqaron “transparenca.al”!
Deputeti socialist, Artan Gaçi, ka lënë të kuptohet përmes një interviste për “Report Tv” se prokuorimi i parave publike mbetet shumë problematik, ndonëse ka përmirësim. Ka patur një mbledhje me dyer të mbyllura të Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese ku është pyetur Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karcanaji. Gaçi ka sqaruar në intervistë se problemet e përqendrimit të tenderave në pak duar është një problem serioz.
Për arsimimin e fëmijëve tanë kujdeset PS-ja, e sidomos LSI. Të paktën deri më 2017-ën, ja lista partiake e emërimeve
Kryetari i Partisë Demokratike në Lushnje, Myslym Murrizi, ka zbuluar në një konferencë për shtyp sot sesi deputetë të mazhorancës kanë kuota emërimi të mësuesve në këtë rrethe. Një situatë mjerane mësuesish me të majtën e me të djathtën, që ndoshta edhe paguajnë për të vënë emrin në bordero. Kumbarët e punësimeve të tilla janë sipas Murrizit, partia e të cilit ka shumë mëkate në këtë drejtim, deri edhe vetë zv.ministrja e Arsimit.
Edhe njëherë/Demagogji dhe prozë politike me fenë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka gjetur edhe njëherë rastin t’u kujtojë të gjithëve afrimitetin e tij me katolicizmin dhe atë që në Tiranë perceptohet si Perëndim. Këtu nuk kemi të bëjmë me një besimtar apo ndonjë njohës dhe admirues të doktrinës dhe historisë së kishës, por me një oportunist dhe demagog që me këtë rast nga Shkodra ku është përkujtuar mesazh e parë pas vitit 1967, ka shërbyer për veshët e njerëzve hartimin e radhës.
Arrestohet për korrupsion zyrtari i LSI në Lushnjë. Kërkoi 1 mln lekë të vjetra për një vend pune
Me urdhër të Prokurorisë policia arrestoi shefin e shërbimit të Emergjencave Civile të Lushnjës, Robert Shtëmbari nën akuzën për korrupsion pasiv. 55 vjeçari dyshohet se i ka marrë 1 milionë lekë të vjetra një qytetari për t’i gjetur një vend pune.
Mësohet se Robert Shtëmbari është emëruar në detyrën e Shefit të Emergjencave të Lushnjës si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Urdhëri i Prokurorisë për arrestimin e tij mban datën 30 teto, ndërsa ekzekutimi i urdhërit u krye një ditë më parë.
“Tv Klan” i jep fund “karantinës”/Berisha kundër linjës së “kalamanit” Basha: Jo sistem zgjedhor me prim
Tashmë nuk është sekret: për disa çështje, Sali Berisha është i koordinuar me Ilir Metën dhe Lulzim Basha, deri diku me Edi Ramën. Aferat dhe akuzat e mëdha për momentin janë hedhur pas, për të dalë në një temë thelbësore dhe me rëndësi strategjike: sistemin zgjedhor. Hipokrizia dhe mohimi prej fëmije që kryeministri i bën informacionit se ai po përpiqet për një sistem me prim, nuk është marrë seriozisht dhe lëvizja që ka zënë fill që me aferën CEZ-DIA, po zbulon se skena politike aktuale është katërpolare.
Tom Doshi nuk i ndahet Spartak Brahos, e padit për përhapje të panikut dhe shpërdorim detyre
Të dy kanë luftuar që ta shohin në pranga njëri-tjetrin. Tani është radha e Tom Doshit të kallëzojë Spartak Brahon, pas mbylljes së hetimeve për letrën e famshme të destabilizimit që deputeti i LSI-së u përcolli drejtuesve të lartë të Shtetit, përfshi dhe Prokurorin e Përgjithshëm.
Tom Doshi depozitoi në Prokurorinë e Tiraëns kallëzimin për shpërdorim detyre nga Spartak Braho në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Sigurisë si dhe për nxitje dhe përhapje të panikut në shoqëri.
Rama i pakënaqur me kuotat e anëtarësimeve, kritika deputetëve në mbledhjen e grupit
Anëtarësimet në parti duket se nuk po e kënaqin kryeministrin Rama. Gazeta Panorama raporton se kryeministri ka kritikuar disa prej deputetëve socialistë për mënyrën e aktivizimit të tyre në bazë. Në mbledhjen e zhvilluar këtë të hënë në selinë e PS-së, Rama ka thënë se “jo të gjithë deputetët po punojnë njësoj”.
Rama ka kërkuar një prezencë më aktive të disa deputetëve në zonat ku ata janë zgjedhur, lidhur me rritjen e numrit të anëtarësimeve dhe organizimin e strukturave lokale.
Bujar Nishani nxjerr në rezervë ish-këshilltarin e tij ushtarak
Pas dorëheqjes Piro Ahmetaj, ish-këshilltar i Presidentit të Republikës, është nxjerrë edhe në rezervë. “Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, të nenit 9 të ligjit nr.64/2014, “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit e të Komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe të nenit 25 pika “d” të ligjit nr. 59/2014, “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar,