Tom Doshi nuk i ndahet Spartak Brahos, e padit për përhapje të panikut dhe shpërdorim detyre
Të dy kanë luftuar që ta shohin në pranga njëri-tjetrin. Tani është radha e Tom Doshit të kallëzojë Spartak Brahon, pas mbylljes së hetimeve për letrën e famshme të destabilizimit që deputeti i LSI-së u përcolli drejtuesve të lartë të Shtetit, përfshi dhe Prokurorin e Përgjithshëm.
Tom Doshi depozitoi në Prokurorinë e Tiraëns kallëzimin për shpërdorim detyre nga Spartak Braho në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Sigurisë si dhe për nxitje dhe përhapje të panikut në shoqëri.
Avokati i Doshit, Vladimir Meçe tha se i kërkoi shpjegime Prokurorisë për rolin e Spartak Brahos në çështjen për të cilën Tom Doshi u mor në pyetje bashkë me Dritan Priftin dhe Vojsava Ismailaj, bashkëshorte e Kastriot Ismailaj. Spartak Braho pretendonte në letër se Doshi e Prifti ishin përfshirë në një skenar destabilzimi të vendit që kishte në thelb sulmet ndaj Ilir Metës.
Por pas marrjes në pyetje të njerëzve të përmendur në letër, Prokuroria i mbylli hetimet pasi nuk gjeti elementë të veprës penale.
Add new comment