Teatër në parlament, Beqaj: Humba kontrollin, s'duhet të përdor fjalë fyese në kuvend. Spaho: Të vazhdojë seanca
Pas ndërprerjes së seancës si pasojë e replikave që çuan deri në fyerje, minisitri i Shëndetësisë, Ilir Beqa i ka kërkuar ndjesë deputetes Albina Dede, të cilën e etiketoi si kafshë.”Këto fjalë nuk duhet të përdoren në parlament, gjatë diskutimit humba kontrollin si njeri I gjallë që jam”-deklaroi Beqaj, duke i kërkuar ndjesë deputetes demokrate. Pas këtij moment zv/kryetari i kuvendit Edmond Spaho, lejoi vazhdimin e seancës.
Më herët gjatë seancës ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, e ka fyer deputeten e PD-së, Albina Deda, duke i thënë “kafshë”. Shkak është bërë një diskutim i kësaj të fundit për një fëmijë që ka nevojë për transplant si dhe etiketimi i Ilir Beqjas si “ministri i hajdutërisë që duhet të japë dorëheqjen”. Beqja ka folur nga vendi duke e quajtur “kafshë” që ka sjellë reagimin e deputetëve demokratë që kërkojnë nga ministri të kërkojë falje. Debati: Beqaj: Je doktoreshë vetë, nuk bëhet me transplant të brendshëm, kafshë. Dedaj: Është i përshtatshëm, ju ua keni mbyllur derën qytetarëve shqiptarë dhe me këtë fjalor. Ministri i Shëndetësisë në vazhdën e fyerjeve të Kryeministrit i cili e quan opozitën dele, ky nuk mund ti quajë opozitarët kafshë sepse ne jemi këtu zëri i qytetarëve, jemi njerëz të nderuar, vimë nga familje të nderuara. Përfaqësojmë zona të nderuara. Zoti. Ministër ju jeni njeriu i vetëm që nuk duhet të flisni për hajdutërinë, për fondet. Ju jeni Ministri i Intech+”, jeni Ministri i hajdurërisë, jeni i faktuar nga gjykata dhe jeni i vetmi që nuk mund të fyeni ju. Shqiptarët e kanë merr vesh sot se kush i drejton, këta janë të gjithë të papërgjegjshëm, janë të gjithë të droguar, hajdutë dhe njerëz që nuk përfaqësojnë shqitarë. Largohuni menjëherë, sidomos Ministri i Shëndetësisë të japë dorëheqjen edhe për skandalet e fundit me recetat fiktive, 2.2 milion dollarë janë vjedhur nga fondet për shëndetësinë. Receta fiktive të njerëzve të afërt, madje i është shtuar Ministrit të Shëndetësisë edhe zoti. Balla me personazhet e Elbasanit. Ministri i Shëndetësisë është i mbuluar nga skandalet dhe fjalën që tha ta kthejë mbrapsht dhe të kërkojë falje menjëherë, përndryshe sot nuk ka seancë.
Add new comment