hajdut
Të biem dakord: Gomar për FAKTIN se nuk po i kap hajdutët
Nëse më thonë gomar është opinion por nuk kam probleme me të. Nëse më thonë hajdut nuk është opinion, është akuzë dhe duhet të ketë fakte. Në radhë të parë flas pse përceptohem armik i shtypit
Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama gjatë një interviste në emisionin “PolitikON”. Ky koment vjen në një ditë me.publikimin e raportit të KE-së që vinte theksin te korrupsioni i ministrave të qeverisë së z. Rama. Ndanj nëse akuza për hajdut duhet provuar, gjetjet e raportit si mund të hidhen poshtë?
Nektari 6 miliardë i Bletës (më) Punëtore
"Bleta Punëtore" e vitit 2015, drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela, po thyen rekorde në shifrat për të cilat akuzohet. Enti që ai drejton është kthyer në një makth të vërtetë për shumë qytetarë pas faturimeve që nuk “mund të shkulen më nga sistemi”, apo edhe mbifaturimeve për të cilat ka edhe protesta si ato në Lezhë. Por të bësh shtet, duhet dorë e fortë dhe Çela është një nga këta pse u bie fort atyre që nuk kanë mbrojtje. Siç ka ai. Cili është rekordi i fundit i "Bletës Punëtore", i cili mund të kthehet shumë shpejt në “një drejtor që na nxjerr bojën”, nëse ka mbetur akoma bojë kuptohet?
Teatër në parlament, Beqaj: Humba kontrollin, s'duhet të përdor fjalë fyese në kuvend. Spaho: Të vazhdojë seanca
Pas ndërprerjes së seancës si pasojë e replikave që çuan deri në fyerje, minisitri i Shëndetësisë, Ilir Beqa i ka kërkuar ndjesë deputetes Albina Dede, të cilën e etiketoi si kafshë.”Këto fjalë nuk duhet të përdoren në parlament, gjatë diskutimit humba kontrollin si njeri I gjallë që jam”-deklaroi Beqaj, duke i kërkuar ndjesë deputetes demokrate. Pas këtij moment zv/kryetari i kuvendit Edmond Spaho, lejoi vazhdimin e seancës.