Të biem dakord: Gomar për FAKTIN se nuk po i kap hajdutët

Postuar në 03 Dhjetor, 2020 21:58

Nëse më thonë gomar është opinion por nuk kam probleme me të. Nëse më thonë hajdut nuk është opinion, është akuzë dhe duhet të ketë fakte. Në radhë të parë flas pse përceptohem armik i shtypit

 

Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama gjatë një interviste në emisionin “PolitikON”. Ky koment vjen në një ditë me.publikimin e raportit të KE-së që vinte theksin te korrupsioni i ministrave të qeverisë së z. Rama. Ndanj nëse akuza për hajdut duhet provuar, gjetjet e raportit si mund të hidhen poshtë? 

Nëse ministrat vjedhin, atëherë ose z. Rama është kryehajduti, ose është sylesh dhe në të dyja rastet ka një problem serioz. Dhe kjo logjikë nuk e kundërshton perceptimin, por e plotëson atë. 

Në këtë kuptim kryeministri ka përgjegjësi së paku pse ka lejuar që të mahiset kjo klimë dhe ky perceptim, që e shndërrojnë akuzën në bindje të përgjithshme. 

Sigurisht që është e leverdisshme të pyesësh sesi e provon korrupsionin, por raportet të gjitha bazohen mbi perceptimin dhe jo mbi formula ekzakte. Ndaj këto lojëra fjalësh nuk ndihmojnë për ndonjë gjë përveçse japin mundësi të pyesim: një kryeministër që rrethohet nga hajdutë dhe të cilët nuk i njeh për të tillë, mos vallë është gomar?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.