Arrestohet për korrupsion zyrtari i LSI në Lushnjë. Kërkoi 1 mln lekë të vjetra për një vend pune
Me urdhër të Prokurorisë policia arrestoi shefin e shërbimit të Emergjencave Civile të Lushnjës, Robert Shtëmbari nën akuzën për korrupsion pasiv. 55 vjeçari dyshohet se i ka marrë 1 milionë lekë të vjetra një qytetari për t’i gjetur një vend pune.
Mësohet se Robert Shtëmbari është emëruar në detyrën e Shefit të Emergjencave të Lushnjës si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Urdhëri i Prokurorisë për arrestimin e tij mban datën 30 teto, ndërsa ekzekutimi i urdhërit u krye një ditë më parë.
Shtëmbari kryente detyrën e shefin e shërbimit të Emergjencave Civile të Lushnjës dhe ishte me banim në Tiranë. Ky nuk është rasti I vetëm kur zyrtarë të LSI-së në Lushnjë, arerstohen për korrupsion. Në nëntor të vitit të kaluar u vu në pranga ish-drejtoresha e Drejtorisë Arsimore në Lushnjë, Liza Tabaku me të njëjtin motiv.
Add new comment