Blloku Politikë
Shpjegimi i kryeministrit për kriminalizimin e shpifjes, keqkuptime dhe keqinterpretime
Kryeministri ka sqaruar se çfarë ka parasysh me propozimin për rikthimin e shpifjes dhe fyerjes si vepër penale që dënohet me burg. Në një postim në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se shpifja do të jetë vepër penale për politikanët që paguhen me taksat e popullit dhe jo për gazetarët.
"Asnje lidhje me shtypin kriminalizimi i shpifjes! Jo, shpifja duhet te jete veper penale per çdo politikan qe paguhet me taksat e popullit!”- shkruan Rama.
Revoltë ndaj qeverisë, PD: “Edi Ramës, dy vjet i mbajti boja. Pastrimi nis prej tij”
Nuk ka mbetur më çfarë të negociohet me qeverinë aktuale. Me sa duket reforma në drejtësi, dekriminalizimi, kanë qenë pjesë dytësore e axhendës kryesore të opozotës: protestat. Sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri thirrje për ngritje në protestë masive kundër qeverisë. “Ju bëj thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e kësaj proteste madhështore qytetare. Ne mbështesim pa asnjë kufizim, ne mbështesim tërësisht protestën e ligjshme të studentëve.
"Të quash Edi Ramën derr, është fyerje për derrin”. A është kjo shpifje?
Sot protesta e studentëve ka prodhuar edhe disa konsiderata për kryeministrin që duket se për një kategori është në pikat më të ulëta të popullaritetit. “Vajzat që e qëlluan me vezë, ai i quajti pula që kakarisin. Kam menduar gjithë këto ditë që kryeministri meriton të quhet një derr, një derr që hungërin me propagandën e tij agresive, por nuk do ta quaj ashtu.
Koço Kokëdhima u kthen përgjigje analistëve dhe sqaron pse Edi Rama nuk është poshtëruar nga Ilir Meta
Në një prononcim për mediat nga Vlora deputeti Koço Kokëdhima ka komentuar dorëheqjen e Nasip Naços dhe përfshirjen ne qeveri të Ylli Manjanit, kritik patetik i Edi Ramës, duke u kthyer kështu përgjigje edhe analistëve që e panë ndryshimin në qeveri si poshtërim të Edi Ramës nga Ilir Meta.
Kokëdhima tha se “Aspak Edi Rama nuk është poshtëruar nga Ilir Meta me zëvendësimin e Naços nga Manjani, por të dy janë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm për qeverisjen politike. Dorëheqjet janë normale në politikë”-deklaroi depueteti socialist i Vlorës
Pse po e mbajnë peng Edi Ramën ministrat e përfolur për korrupsion?
Dorëheqja e ministrit të Drejtësisë Nasip Naço ishte sa e papritur aq edhe rrjedhë logjike e nevojës për të lëvizur politikisht në një situatë kur shumë prej ministrave janë të përfolur për korrupsion dhe përfshirje në skandale tenderash. Nëse kryeministri Rama ka shfaqur stoicizëm për të justifikuar diskursin e tij publik para shqiptarëve se gjithçka po shkon sipas planit të Rilindjes, aleati i tij Ilir Meta e ka kuptuar se ministrat e përfolur për afera mund të marrin me vete në fund të oqeanit të gjithë qeverinë.
Komedia e marrëdhënies PS-LSI: Kryeministri, kategorik kundër ndryshimeve në qeveri. LSI: “Burri luan, guri s’luan”
Edi Rama mohon, Ilir Meta ngacmon. Kështu mund të quhet marrëdhënia komike mes dy drejtuesve të koalicionit qeverisës që thonë në të njëjtën ditë gjëra të ndryshme. Sot kryeministri ka reaguar ashpër ndaj pyetjeve që e lidhnin largimin e Nasip Naços me ndonjë manovër të Ilir Metës dhe presion të këtij të fundit.
Qeveria e zbuluar nga sulmet kibernetike, studentët hakerojnë web-in e Ministrisë së Arsimit
Qeveria mund të rrëzohet edhe me vezë, por edhe me pak manovra në interenet. Studentët që protestuan para pak ditësh në Fakultetin e Shkencave kanë bërë jofunksionale faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit. Ëeb-i i një agjencie kaq të rëndësishme shtetërore që përfshihet edhe në institucionet e sigurisë kombëtare është hakeruar lehtësisht nga studentët që gjetën një tjetër mënyrë për të protestuar kundër reformës në arsimin e lartë. Përveçse një formë e re proteste, çfarë ndodh nëse hakerohen kaq lehtësisht faqet e të gjitha agjencive shtetërore?
Djegia e flamurit grek në Sarandë, asnjë prej forcave politike nuk e dënon si akt
Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, me të cilin ka diskutuar incidentin e djegies së flamurit grek në në selinë e Bashkimit Demokratik të Minoritetit Etnik Grek Omonoia në Sarandë. “Akte të tilla urrejtjeje, nuk përfaqësojnë kurrsesi ndjenjat e miqësisë dhe respektit të popullit shqiptar si ndaj Minoritetit Etnik Grek ashtu edhe ndaj popullit Grek.
Progres-raporti, Komisioni Europian nxin situatën në sistemin e drejtësisë
Komisioni Europian ka publikuar sot progres-raportin për Shqipërinë për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe, i cili mbulon një periudhë kohore nga Tetori i vitit të kaluar deri në Shtatorin e këtij viti.
Theksi vihet tek reforma në drejtësi.
Zgjedhjet
Largimi i Naços, akt i dakordësuar dhe parapërgatitur. Ylli Manjani, ministër i ri i Drejtësisë
Ylli Manjani do të jetë ministri i ri i Drejtësisë. Pas dorëheqejes së Nasip Naço, njoftohet se zëvendësimi është gati me një emër tjetër të LSI-së. Top-Channel citon burime qeveritare, ndërkohë që spekullimet kanë nisur. Naço flitet për prokuror të Përgjithshëm meqenëse me reformën në drejtësi mandati i Adriatik Lallës përfundon. Me sa duket dorëheqja ishte një akt formal dhe i dakordësuar më parë.