Blloku Politikë
Kritika të shëndosha nga "patriarku naiv" i Partisë Socialiste
Një herë në kaq kohë Dritëro Agolli nuk harron të japë intervista që nga Partia Socialiste shihen si të vërtetat e një plaku të moçëm që rri ende në shpellën nga ku merr frymëzim ideali i majtë. Edhe vërejtet që ai ka për qeverinë dhe kryetarin e partisë nuk mund të shihen veçse si kritika të shëndosha. Në një intervistë për gazetën "Panorama" duke komentuar aksionin e qeverisë në luftën kundër informalitetit, ai thotë se beson tek kryeministri Rama, por sipas tij kjo punë është marrë me "yrysh" të madh.
Shqipëria përgatitet për të pritur emigrantë. Rama negocion krizën e refugjatëve me hapjen e negociatave
Shqipëra dështoi të hapë negociatat e anëtarësimit këtë vjeshtë me Bashkimin Evropian sepse nuk plotësoi as detyrat politike, por edhe sepse shënoi numrin më të madh të azilkërkuesve në Europë pas Sirisë. Kryeministri nuk dha shpjegime për këtë dështim, por parapëlqeu ta fokusojë diskursin publik tek masat që synojnë të bërit shtet përmes aksioneve drastike.
Drejt bashkimit apo ndarjes së muslimanëve shqiptarë
Aktet terroriste në Paris rihapën debatin në Shqipëri mbi rolin e Komunitetit Musliman Shqiptar në konfigurimin e rrymave të ndryshme të besimit islam që veprojnë në Shqipëri. Ata që janë kundër autoritetit zyrtar kanë filluar të flasin hapur pse kundërshtojnë juridiksionin e Komunitetit Musliman Shqiptar dhe pse veprojnë sipas një autoriteti të vetëshpallur si në rastin e xhamisë së Fushë-Mzezit apo Unazës së re.
100 milionë euro për tenderin e sterilizimit. PD: Sistemi ekziston dhe funksionon
Partia Demokratike ka denoncuar sot tenderin e sterilizimit që sipas saj i jep 100 milionë euro një miku të kryeministrit Edi Rama. Deputetja Albana Vokshi, deklaroi se akti në fjalë vjen ndërkohë që sistemi shëndetësor shqiptar e ka sistemin në fjalë. “100 milionë euro për sterilizimin, ndërkohë që ky sistem ishte i ngritur nëçdo spital. Një investim prej 1.3 milionë euro i bërë nga qeveria e mëparshme, mjaft modern dhe efikas. Por Rama dhe Beqa, kanë tjetër prioritet. Nuk u intereson sterilizimi, por milionat.
Ambasadori Dervishi: Deti dhe varrezat në rrugën e zgjidhjes, Greqia të na njohë kufijtë tokësorë
Ambasadori shqiptar në Greqi Dashnor Dervishi në një intervistë për Independent Balkan News Agency zbulon se kushti i palës shqiptare për të arritur një marraveshje për çështjen e kufirit detar dhe varrezat e ushtarëve grekë është nënshkrimi i akteve nënligjore që do të bëjë të mundur edhe një marrëveshje për njohjen nga Greqia të kufijve tokësore të Shqipërisë
Kërcënimi nga sulmet terroriste, Tirana po aq e ekspozuar sa Moska
Shteti Islamik ka meritën se i ka dhënë Tiranës një rëndësi që me gjasë as do ta merrte për shekuj me radhë. Tv Klan raporton sot se kryeqyteti rrëzë malit të Dajtit është i rrezikuar nga sulmet terroriste të sponsorizuara dhe organizuara nga ISIS, po aq sa edhe Moska e Rusisë. Tv Klan raporton se ky vlerësim ka ardhur nga raporte të shërbimeve sekrete të huaja dhe që i janë përcjellë Shërbimit Informativ Shtetëror.
PD akuzon: Ministria e Shëndetësisë, kliente e kompanisë së Vilma Nushit
Partia Demokratike ka denoncuar sot përmes përfaqësueses së vet, Grida Duma, praktikat prokuruese të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat sipas Dumës kanë çuar para drejt një kompanie të vetme. “Nuk janë letra, as dokumenta tenderi, janë në të vërtetë sëmundja e shëndetësisë tonë. Këta janë milionat që Ilir Beqja i ka dhënë Vilma Nushit për blerje ilaçesh. Këto janë paratë që pasurojnë shoqen e partisë socialiste. Prej dy vitesh Ilir Beqja shpall fituese kompaninë TRIMED. Nëse shfletoni këto faqe tenderash, ju do shihni këtë emër. TRIMED, TRIMED fituese.
Leze e Preng Frroku i shkruajnë ambasadorit Lu: Po na zhgënjen, informohu para se të flasësh
Deklarata e ambasadorit amerikan se Arben Frroku u lejua të ikte nga Shqipëria, ndërsa po gjykohej për vrasjen e Dritan Lamajt ka lënë të zhgënjyer prindërit e Frrokut. Preng e Leze Frroku i kanë shkruajtur një letër diplomatit të Shteteve të Bashkuara duke i quajtur deklaratat e tij të nxituara.
Kriminalizimi i shpifjes, qeveria konsulton praktikat europiane dhe sanksionet në to
Para disa ditësh bëri bujë të madhe propozimi i qeverisë për ligjin e shpifjes, sipas të cilit do të përfshihej edhe media si subjekt në kriminalizimin e shpifjes. Një apo dy ditë më pas kryeministri u tërhoq, duke deklaruar se nuk bëhej fjalë për mediat, por vetëm për ata persona që shpifin ndërkohë që mbajnë një detyrë publike. Mirëpo është e qartë se ligji për shpifjen, një akt ky që nëse dënohet si i tillë nuk ka pse të përjashjtojë subjektet, pasi para ligjit janë të gjithë të barabartë, do të jetë tërësor.
Apologjia e sinqertë e socialistit Pandeli (Video)
Në kundërpërgjigje të deklaratave të ish-kryeministrit Berisha për lidhje të ministrave dhe qeverisë me eksponentë të krimit, një tjetër ish-kryeministër socialist si Pandeli Majko ka bërë një lloj apologjie për situatën në sistemin e drejtësisë, duke i faturuar përgjegjësi të gjithë klasës politike, madje duke bërë edhe krahasime me të kaluarën si një tregues se ku e kanë katandisur vendin ai dhe të tjerët që për 25 vjet kanë qeverisur këtë milet.