Blloku Politikë

Basha propozon qeveri teknike, kërkon nga FRPD të nderojë Sali Berishën

Postuar në 06 Dhjetor, 2015 13:22

Teksa u kërkoi nga të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike të nderojnë intelektualë si Sali Berisha e Gramos Pashko në 25-vjetorin e lëvizjeve demokratike , kryetari i opozitës Lulzim Basha shpalli 8 dhjetorin si ditën kur qeveria duhet të largohet, pasi i ka zhgënjyer të gjithë.
"Të zhgënjyer edhe socialistësh që shohin se qeveria pasurohet dhe të vetmin që marrin përgjegjësi janë një dorë kriminelësh me damkë. Të mashtruar dhe pensionistët, I trembur dhe biznesi nga gjobat, taksat, biznesi, kusarët, zuzarët. Ky është realiteti.

Ambasadori rus në Shqipëri: NATO bën mbledhje dhe nuk shikon cisternat me naftë kontrabandë të Turqisë

Postuar në 06 Dhjetor, 2015 11:25

Ambasadori rus në Shqipëri, Alexander Karpushin nuk beson se mes Rusisë dhe Turiqsë do të ketë luftë, por marrëdhëniet nuk mund të ridimensionohen nëse Ankaraja nuk kërkon falje. "Nuk kemi marrë asnjë ngushëllim nga Turqia deri më tani, dhe nuk na është kërkuar falje"-shprehet Karpushin. Duke folur për emisionin “Diplomaticus”, ambasadori rus kritikon qëndrimin e mbajtur nga NATO lidhur me konfliktin më të fundit. “Ky koalicion ka një vit e gjysmë në Siri që gjoja lufton kundër ISIS por, cisternat e autokolonave mbete te paprekshme.

Robert Hand: Ku e shoh problemin e vërtetë me Shqipërinë

Postuar në 06 Dhjetor, 2015 09:13

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Këshilltari politik i Komisionit të Helsinkit, Robert Hand i cili ishte një nga organizatorët e vizitës së parë të delegacionit të senatorëve amerikanë që vizituan Shqipërinë në vitin 1990 thotë se megjithë përparimin e shënuar, Shqipëria duhet të kishte ecur përpara me ritme më të shpejta.

Ashton Carter letër falënderimi Kodhelit: “Armët e Shqipërisë për kurdët, dhanë efekt të menjëhershëm në terren”

Postuar në 05 Dhjetor, 2015 21:35

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, i ka nisur një letër falënderimi ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, për kontributin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit. “Ju falenderoj për atë çfarë ka kontribuar Shqipëria deri më tani, veçanërisht në angazhimet e mëparshme në luftën e Koalicionit kundër ISIL. Donacionet tuaja kanë treguar një efekt të menjëhershëm dhe të qenësishëm në terren, thuhet në letër.

Qeveri teknike dhe zgjedhje të reja

Postuar në 05 Dhjetor, 2015 17:06

Patia Demkratike ka thirrur më datë 8 dhjetor një protestë, përmes së cilës ka si qëllim të shpallur katalizimin e zhvillimeve politike drejt zgjedhjeve të parakohshme. Në një intervistë për Top-Channel, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka sqaruar se protesta shënon fillimin e aksionit për largimin e kësja qeverie, pasi siç thotë ai “askush nuk ka se çfarë të presë më nga kjo qeveri”. “...Kësaj qeverie i kanë mbaruar ditët, i ka mbaruar koha. Nuk kanë më çfarë të presin as pensionistët, as të papunët, as studentët, as sipërmarrësit. Përballje pa kthim me keqqeverisjen e vendit.

LSI: Jo rritje akcizës së birrës vendase, ristrukturim investimesh në arsim dhe shëndetësi, si dhe shpërndarje fondesh mes M. së Transporteve dhe FShZh

Postuar në 05 Dhjetor, 2015 15:42

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka bërë disa vërejetje dhe sugjerime në emër të partisë së tij, për projektbuxhetin e vitit 2016.

Konsiderata për buxhetin dhe teatrin e parlamentit

Postuar në 05 Dhjetor, 2015 11:07

ish-zv/ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila ka komentuar debatin në parlament për projektbuxhetin dhe mbrojtjes apo kundërshtimit që iu bë në parlament draftit nga të dyja palët.

"Asistenca do vazhdoje te jete sa ishte, Pensionet do vazhdojne te jene po ato. Rrogat, sa kane qene do te jene. Taksat do vazhdojne te mblidhen qe te paguajme konçensionet.

Konçensionet qe u dhane do te vazhdojne te jene dhe 70 te tjera jane gati te jepen. Do te vazhdojme te hame krundet e Serbise ne vend te miellit. Do vazhdojme ta blejme energjine nepermjet serbit.

Kush e këshillon Edi Ramën për ekonominë?

Postuar në 04 Dhjetor, 2015 16:40

Koço Kokëdhima ka dhënë një intervistë për Ylli Rakipin në emisionin “Të Paekspozuarit”. Kokëdhima ka folur për çështjet që prekin aktualisht Shqipërinë, për koalicionin qeverisës, për kauzën e tij të legalizimit të kanabisit etj.. Në përgjithësi, Kokëdhima i përmbahet idesë se shumica e çështjeve mediatike në Shqipëri, janë si pasojë e propagandës së Berishës. Por një pyetje shumë me rëndësi e bërë nga Rakipi, nuk ka marrë përgjigje: Kush e këshillon Kryeministrin Edi Rama për ekonominë? Kë ka këshilltar Edi Rama?

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë