Kush e këshillon Edi Ramën për ekonominë?
Koço Kokëdhima ka dhënë një intervistë për Ylli Rakipin në emisionin “Të Paekspozuarit”. Kokëdhima ka folur për çështjet që prekin aktualisht Shqipërinë, për koalicionin qeverisës, për kauzën e tij të legalizimit të kanabisit etj.. Në përgjithësi, Kokëdhima i përmbahet idesë se shumica e çështjeve mediatike në Shqipëri, janë si pasojë e propagandës së Berishës. Por një pyetje shumë me rëndësi e bërë nga Rakipi, nuk ka marrë përgjigje: Kush e këshillon Kryeministrin Edi Rama për ekonominë? Kë ka këshilltar Edi Rama? Kokëdhima ka folur me përgjithësime, se “Edi Rama ka qëndrimet e veta për çështjet dhe merr përgjegjësitë për vendimet që merr”, apo se “unë nuk besoj se jam këtu të flas për Edi Ramën”. Para një viti kryeministri vetë njoftoi se një ekip studentësh të Harvardit do të ishin në Shqipëri për të përcjellë mendimet dhe për të konsulencë. A mundet të jenë modelet e tyre këshilla për kryeministrin? Nuk ka asgjë që dihet me siguri, por sa i përket këshilltarëve të tij, të njohur deri më sot janë Fate Velaj për kulturën dhe Sandër Lleshi për sigurinë.
Pyetja në seksionin kohor 2:12:47.
Add new comment