Blloku Politikë
"Në Parlament ka më shumë kriminelë sesa vezë"
Kërcënimi “pa bereqet” i Ramës për Berishën dhe Bashën
Në emisionin Top Story i ftuar për të komentuar ngjarjet e fundit në parlament kryeministri Rama deklaroi se po të kishte nën kontroll Gjykatat e vendit, Lulzim Basha dhe Sali Berisha do të ishin para drejtësisë për 21 Janarin. Një deklaratë që bëhet në një kontekst politik të ngarkuar nga tensioni që opozita po krijojn në parlament dhe presioni amerikan për të votuar reformën në drejtësi.
Grupi Parlamentar i PS-së rrit koston e vezëve. Kërkon përjashtimin e tre deputetëve agresorë
Pak më parë, lufta kundër vezëve parlamentare u bë me penë. Kryeministri e shkroi një status gjithë rromuze e keqardhje për opozitën. Me sa duket në këtë botë punët janë ndarë: diksuh shkruan e dikush bën pretenca. Menjëherë pas statusit, që me gjasë eci mirë dhe u prit me buzëqeshje, u shfaq elektronikisht kryetari i Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi. Me anë të një letre ai ka kërkuar përjashtimin nga Kuvenid të tre deputetëve demokratë, pasi siç thotë ai, kanë qëlluar kryeministrin me vezë:
Për vezët e opozitës
Reagimin e opozitës në parlament kryeministri Rama e ka komentuar me një postim në rrjetet sociale, ku thotë se këto veprime janë rezultat i një degradimi të plotë të opozitës në këto dy vjet.
Tensionim paralel me afrimin e datës për miratimin e reformës në Drejtësi
Ka qenë një ditë e tensionuar ajo e sotmja në Kuvend, provokuar kryesisht nga protesta e opozitës për amendimet në ligjin për dekriminalizmin. Një ditë më parë, PD-ja propozoi disa ndryshime nisur nga vendimi i Gjykatës së Lartë për ndryshimin e masës së sigurisë për deputetin Armando Prenga, i cili në mbrëmje deklaroi “vetëpezullimin”. Por sot Prenga është rishfaqur dhe ka votuar dy dekretet e Presidentit për emërmin e Arben Ahmetajt dhe Milva Ikonomit në detyrat e ministrit të Financave dhe atij të Ekonomisë.
Fotodokumenti/Vetëpezullohet nga Kuvendi deri në vendimin final të Gjykatës së Lartë
Populli dhe qeveria(Video)
Gjate viziës në Fier, kryeministri Rama u përball me ankesat e disa fermerëve që nuk hezituan t'i shprehin zhgënjimin për neglizhencën e qeverisë. Si u përgjigj kryeministri? Disa sqarime, disa batuta dhe një dorë në qafë.
Antiligjore rezistenca e PS për mandatin e Koço Kokëdhimës
Një tjetër vendim i shumicës provohet si antiligjor. Gjykata Kushtetuese rrëzon vendimin e mazhorancës parlamentare që të mos çojë në këtë gjykatë kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputeti socialit, Koço Kokedhima. Në seancën e 16 prillit të vitit të shkuar Kuvendi nuk pranoi kërkesën e bërë nga një grup deputetesh të opozitës me, argumentin se nuk përmbusheshin kushtet për të dëguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e tyre.
A ka vendim të PS-së për përjashtimin e Armando Prengës? Tri ditë më parë figuronte si pjesë e Grupit Parlamentar
Sot Partia Demokratike ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë nismën “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”. Në një prej pikave të veta, opozita propozon që: “Në nenin 2 bëhen këto shtesa dhe ndryshime: a) Fjalia e parë e paragrafit 1 ndryshohet si më poshtë vijon: