Antiligjore rezistenca e PS për mandatin e Koço Kokëdhimës

Postuar në 24 Shkurt, 2016 17:23

Një tjetër vendim i shumicës provohet si antiligjor. Gjykata Kushtetuese rrëzon vendimin e mazhorancës parlamentare që të mos çojë në këtë gjykatë kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputeti socialit, Koço Kokedhima. Në seancën e 16 prillit të vitit të shkuar Kuvendi nuk pranoi kërkesën e bërë nga një grup deputetesh të opozitës me, argumentin se nuk përmbusheshin kushtet për të dëguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e tyre. Por me vendimin e zbardhur këtë të mërkurë Gjiykata Kushtetuese thotë se Kuvendi është i detyruar të dërgojë çështje të tilla në këtë gjykatë pasi është ai organik i vetëm që shqyrton cështjet me themel. “Në rast se Kuvendi i Shqipërisë vihet në lëvizje me mocion të kryetarit të Kuvendit ose një të dhjetës së anëtarëve të tij, në kuptim të pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutës, ai duhet të vendosë dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila është organi i vetëm që ka kompetencën të shqyrtojë në themel çështjen dhe të vendosë mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetit” –thuhet në vendimin e gjykatës.  

Partia Demokratike e akuzon deputetin Koco kokëdhima për përfitim të fondeve publike ne te pakten 150 raste me anë të kompanisë Abissnet. Kokëdhima i ka hedhur poshtë akuzat duke thënë kompania Abissnet nuk kishte nënshkruar asnjë kontrate me institucionet shteterore pas marrjes nga ana e tij te mandatit te deputetit.

.               

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.