rrezoi
Trump merr goditjen e parë, rrëzohet nga Gjykata e Apelit
Gjykata e Apelit në SHBA ia ka rrëzuar kërkesën Presidentit Donald Trump për zhbërjen e vendimit të një gjykate federale, e cila “ngriu” urdhrin e Trump për revokimin e vizave për 7 vende myslimane.
Kështu, gjyqtari James Robart i Uashingtonit e pezulloi përkohësisht udhrin e Presidentit javën që shkoi, pas situatës kaotike të krijuar në vend për revokimin e vizave. Trump e cilësoi gjykatësin si qesharak. Pas kësaj, Shtëpia e Bardhë apeloi vendimin, por Gjykata e Apelit në San Franciso ia rrëzoi kërkesën Shtëpisë së Bardhë.
Antiligjore rezistenca e PS për mandatin e Koço Kokëdhimës
Një tjetër vendim i shumicës provohet si antiligjor. Gjykata Kushtetuese rrëzon vendimin e mazhorancës parlamentare që të mos çojë në këtë gjykatë kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputeti socialit, Koço Kokedhima. Në seancën e 16 prillit të vitit të shkuar Kuvendi nuk pranoi kërkesën e bërë nga një grup deputetesh të opozitës me, argumentin se nuk përmbusheshin kushtet për të dëguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e tyre.