Blloku Politikë

Gjyqtarët e refuzuar nga SHBA, mes tyre edhe 14 të kallëzuar nga ILDKPI

Postuar në 05 Mars, 2016 15:27

Lista e zezë e ambasadës amerikane për gjyqtarë të korruptuar përfshin edhe 14 gjyqtarë tëkallëzuar penalisht nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të interesit për fshehje të pasurisë dhe falsifikim dokumentesh. “ABC NEWS” referon burime të ambasadës që të kenë pohuar se 14 gjyqtarët e mësipërm janë pjesë e listës, por se lista nuk fillon e mbaron me ta. “Burimet thonë se pavarësisht që prokuroria mund të ketë pushuar çështjen ndaj këtyre gjyqtarëve, emrat e tyre nuk janë përjashtuar nga lista e zezë e refuzimit dhe anulimit të vizave amerikane.

Brukseli do të ketë akses në informacionin e klasifikuar nga Shqipëria. Përfshirë edhe përgjimin e telefonatave

Postuar në 05 Mars, 2016 12:12

Përfaqësuesja e Lartë për Siguri në BE, Federica Mogherini iku nga Tirana edhe me një marrëveshje të cilën qeveria shqiptare nuk ia komunikon qytetarëve të vet. Portali “Tesheshi.com” shkruan se marrëveshja i jep të drejtë zyrës që drejtohet nga Mogherini që të ketë akses në përgjimin e telefonatave hyrëse dhe dalëse nga Shqipëria.

Tirana zyrtare, kundër politikës gjermane për refugjatët. “Spiegel”: Politika austriake e kufijve të mbyllur do të shkatërrojë Europën

Postuar në 05 Mars, 2016 06:59

Çështja e vazlës së refugjatëve që po drejtohet drejt Europës është trajtuar së fundmi nga revista gjermane “Spiegel” që është përpjekur të vlerësojë rrjedhojat e politikës austriake të mbylljes së kufijve. Sipas revistës në fjalë ajo që po ndodh në kampin grek të Idomenit është vërtet e trishtueshme, por për gjermanët dhe qeverinë e tyre ka anën e mirë se ka ulur numrin e refugjatëve që shkojnë në Gjermani. Kriza diplomatike mes Austrisë, Sllovakisë nga njëra anë dhe Greqisë nga ana tjetër ka zbuluar qartë se në Europë fjala solidaritet nuk ekziston më. Ose nuk është aq e përhapur.

Kryetari i PD-së: “Do t’i përmbahemi marrëveshjeve. Dialog, jo bojkot”

Postuar në 04 Mars, 2016 23:36

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Fakt” në “syri.net”. Basha është pyetur gjerësisht për shumë probleme të aktualitetit politik, mes të cilave edhe se cili do të jetë qëndrimi i opozitës në rast se “z. Rama sipas jush është i vendosur për konflikt dhe jo marrëveshje”. Në përgjigje të kësaj pyetjeje, Basha tha: “...Unë kam përgjegjësitë e mia si kryetar i opozitës. Unë kam përgjegjësitë e mia si njeriu ku me të drejtë varen shpresat për të nesërmen. Unë s’kam ndërmend t’i përgjigjem Ramës me kartën e tij.

Kundër edhe ndaj Fjalës?(video)

Postuar në 04 Mars, 2016 17:36

Është shoqëruar me tensione takimi i Partisë Socialiste në Elbasan. Sipas zakonit të vjetër të asaj partie, “disidenti” i radhës nuk është thirrur në takim, por kësaj radhe Ben Blushi, që është kthyer nga “komentator” në armik të PS-së, sipas një formulimi parafabrikat të Taulant Ballës, ka shkuar vetë në mbledhje. Siç raportohet në takim ka folur kryetari i PS-së, Edi Rama, mandej është ndërprerë transmetimi me regji, janë nxjerrë jashtë gazetarët, pasi të gjithë duhet të jenë të kënaqur që për popullin mjafton fjala e kryetarit. Të tjerat “i di Partia”. Po çfarë ka ndodhur aty brenda?

“Referendum për parkimin nëntokësor te parku “Rinia”, ndërtimin te Korpusi si dhe ndërtimin te Parku i Liqenit”

Postuar në 04 Mars, 2016 15:55

Partia Demokratike ka depozituar tri kërkesa për referendum për ndërtimet në zona të gjelbra në Tiranë. Kreu i Departamentit për Mjedisin në këtë parti, Jamarbër Malltezi,, deklaroi se kërkesat lidhen me ndërtimin e parkimit nënëtokësor te parku “Rinia”, ndërtesat që zyrtarisht njihen si ndërtesa social-kulturore në të dy krahët e Korpusit Universitar si dhe ndërtimi te Parku i Liqenit i atij që quhet si Kënd Lojërash. Malltezi tha se janë marrë vendim që bien në kundërshtim me ligj, në anashkalim të procedurave.

Mogherini dhe europeistët e Tiranës

Postuar në 04 Mars, 2016 09:51

Publikisht Federica Mogherini apeloi në Tiranë që Shqipëria të mos e humbasë shansin e madh të përafrimit me Bashkimin Europian, duke e lidhur këtë objektiv me miratimin sa më shpejt të reformës në drejtësi. Ajo tha se Shqipëria i ka të hapura dyert për në BE dhe suksesi i Shqipërisë do të jetë edhe suksesi i Europës.

Berisha shpall dekusarizimin: Jo në një parlament me Koço Kokëdhimën dhe Valentina Leskajn

Postuar në 03 Mars, 2016 12:44

Partia Demokratike është një hap para bojkotimit të kuvendit ose dorëzimit të mandateve, opsione të diskutuara në grupin parlamentar dhe që kanë mbështetjen e ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Gjatë seancës plenare në kuvend, Berisha e quajti të pakuptimtë qëndrimin e opozitës në parlament për aq kohë sa mazhoranca ka në gjirin e saj deputetë me të shkuar kriminale dhe në konflikt të pastër interesi. “Çfarë opozite jemi ne kur ulemi këtu me njerëz që i kanë duart me gjak, të freskët.

Gjyqtarët e korruptuar shqiptarë ndalohen të hyjnë në SHBA, Manjani parlajmëron shkarkime

Postuar në 03 Mars, 2016 10:34

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të ndjekin një mënyrë indiriekte për të treguar se kush janë të korruptuarit në radhët e gjyqësorit shqiptar. Atyre u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara dhe sipas ambasadorit Lu, çdo të korruptuari nga rradhët e gjyqësorit do t’i refuzohet viza amerikane. “Korrupsioni është prioritet kryesor i qeverisë së SHBA –së në Shqipëri. Ne jemi duke marrë masat tona. Së bashku edhe me shoqërinë civile...Vitin e kaluar ne pamë se si partitë politike hoqën disa  kriminelë nga zgjedhjet. Disa të tjerë të korruptuar apo me të shkuar kriminale.

Raporti i DASH, Shqipëria pikë kryesore prodhimi dhe tranziti e marijuanës

Postuar në 03 Mars, 2016 09:15

Sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për luftën kundër lëndëve narkotike, Shqipëria vazhdon të mbetet një vend kryesor burimi për prodhimin e marijuanës dhe një pikë tranziti për dërgesat e kokainës dhe heroinës me destinacion përfundimtar tregjet evropiane. Gjatë vitit 2015, thuhet në raport,  autoritetet shqiptare kryen një sërë arrestimesh dhe kapën një sasi të madh droge nga prodhuesit dhe rrjetet e trafikantëve që veprojnë në vend, duke vazhduar prirjen e vitit 2014.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë