Kryetari i PD-së: “Do t’i përmbahemi marrëveshjeve. Dialog, jo bojkot”

Postuar në 04 Mars, 2016 23:36

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Fakt” në “syri.net”. Basha është pyetur gjerësisht për shumë probleme të aktualitetit politik, mes të cilave edhe se cili do të jetë qëndrimi i opozitës në rast se “z. Rama sipas jush është i vendosur për konflikt dhe jo marrëveshje”. Në përgjigje të kësaj pyetjeje, Basha tha: “...Unë kam përgjegjësitë e mia si kryetar i opozitës. Unë kam përgjegjësitë e mia si njeriu ku me të drejtë varen shpresat për të nesërmen. Unë s’kam ndërmend t’i përgjigjem Ramës me kartën e tij. Unë do t’i përgjigjem Ramës me kartën e qytetarëve shqiptarë, me interesin e qytetarëve shqiptarë që është në radhë të parë zbatimi i të gjitha marrëveshjeve dhe ligjeve të miratuara bashkarisht me asistencë ndërkombëtare siç është në radhë të parë ligji për dekriminalizimin. Në radhë të dytë zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese si një domosdoshmëri të cilës Edi Rama nuk i ikën dot. Për këtë është në gjykatën e opinionit publik, për këtë është në gjykatën e opinionit ndërkombëtar. Për këtë të jeni të sigurtë që gjykimi është dhe do të jetë shumë i rreptë. Dhe së treti për reformën në drejtësi. Kushti paraprak është të krijojë mundësi për dialog, sepse dialogu i paraprin konsensusit, i papraprin marrëveshjes politike për t’i dhënë shqiptarëve ngrehinën kushtetuese dhe ligjore të një gjyqsori me sa më pak korrupsion, me drejtësi sa më të shpejtë dhe sa më të drejtë për shqiptarët”. Lidhur me vizitën në SHBA, Basha tha se do të ketë takime të nivelit të lartë në Washington dhe në Neë York dhe se ftesa është bërë nga “miq të Shqipërisë në administratën amerikane”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.