Tirana zyrtare, kundër politikës gjermane për refugjatët. “Spiegel”: Politika austriake e kufijve të mbyllur do të shkatërrojë Europën

Postuar në 05 Mars, 2016 06:59

Çështja e vazlës së refugjatëve që po drejtohet drejt Europës është trajtuar së fundmi nga revista gjermane “Spiegel” që është përpjekur të vlerësojë rrjedhojat e politikës austriake të mbylljes së kufijve. Sipas revistës në fjalë ajo që po ndodh në kampin grek të Idomenit është vërtet e trishtueshme, por për gjermanët dhe qeverinë e tyre ka anën e mirë se ka ulur numrin e refugjatëve që shkojnë në Gjermani. Kriza diplomatike mes Austrisë, Sllovakisë nga njëra anë dhe Greqisë nga ana tjetër ka zbuluar qartë se në Europë fjala solidaritet nuk ekziston më. Ose nuk është aq e përhapur.

Për revistën gjermane, ajo që po bën Austria është pikërisht ajo që Gjermania kërkonte të shmangte, duke aluduar madje se Vjena a po synon të luajë njëherë me peshën historike të dikurshme në Ballkan. Ku qëndron e keqja e kësaj politike? Sipas “Spiegel” prezantimi i një Europe të kufijve të mbyllur dhe të Europës fortesë do të çonte në shpërbërjen reale të Unionit në vende se ta ruajë atë. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për aspektin psikologjik, por edhe atë ekonomik e financiar: nga rivendosja e kufijve dhe kontrolleve mendohet se outputri i Europës në 10 vite do të reduktohet nga 500 miliardë deri në 1.4 trilion euro. Kostoja direkte e  kontrolleve shkon mes 5 miliardë dhe 18 miliardë euro për çdo vit.

Me mbylljen vjen edhe rënia e ndikimit politik dhe këtu revista gjermane merr atë gjuhë që ia mvesh Austrisë së po luan në Ballkan. “Në koncertin e fuqive të mëdha gjeopolitike, vendet europiane më vete nuk kanë peshë, as edhe Gjermania. SHBA dhe Kina janë të interesuar për Europën si të tërë. Përmasa është përcaktuese. Nëse Europa nuk do të jetë në gjendje të prezatohet si një e vetme, ajo do të margjinalizohet”, nënvizon revista në opinionin e vet.

Politika për refugjatët po e vendos Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërinë mes një politike europiane, pra gjermane dhe një politike austriake të mbylljes. Kjo që thotë revista është një ndër opsionet, por ai nuk përjashtohet që të ndodhë, pra që mbyllja të japë efekete shumë negative. Gjithsesi konteksti nuk mund të lexohet ndryshe ndaj edhe kur Shqipëria deklaroi “jo” për refugjatët duket se është rreshtuar në linjën austriake për këtë çështje. Kryeministri deklaroi edhe se “ne kemi pranuar muxhahedinët”, duke aluduar mungesë kapacitetesh, edhe pse Shqipëria po trajtohet si “rruga alternative”. Paradoksi është se nëse në verën e vitit të kaluar ishin gjermanët që mbyllën kufirin shqiptar për tën mos lënë azilkërkuesit shqiptarë të linin vendin e tyre, një turp i padëgjuar ky, kësaj radhe, mbylljen e kufirit shqiptar për sirianët po e bën Austria. “Spiegel” paralajmëron se sirianët do të kalojnë, duke fuqizuar trafikun, por në planin politik kjo nuk ndryshon gjë: brenda gjashtë muajve Tirana zyrtare e ka pozicionuar veten në një linjë që nuk është politikë gjermane në Europë. Të jetë kjo sjellje e saj, apo edhe e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor një dëshmi se Konferenca e Berlinit dështoi? Apo se humbi rëndësinë?

 

http://www.spiegel.de/fotostrecke/photo-gallery-europe-divided-fotostrec...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.