Blloku Politikë

Opozita e ardhur nga jashtë, Alibeaj flamurtar i katarsisit

Postuar në 24 Shkurt, 2016 12:47

Partia Demokratike që sot përfaqëson opozitën e vendit denoncoi nga foltorja e selisë sistemin e drejtësisë, duke i faturuar Edi Ramës përgjegjësinë e vendimit të Gjykatës për të ndryshuar masën e sigurisë ndaj administratorit socialist të Kaçinarit, i arrestuar për trafik lëndësh narkotike.
Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj tha shprehimisht: "Gjykata e Edi Ramës lë të lirë trafikantin që kapet me gjysëm tonë drogë, sepse ky gërhet natën. Sepse Edi Rama e do të lirë trafikantin e tij, e do në shërbim, për delegatët e kongresit e për votat e zgjedhjeve që po afrojnë".

Drejton Basha, por vendos Berisha. Përballë Edi Ramës me strategjinë e tensionit

Postuar në 24 Shkurt, 2016 10:14

Rikthimi i Armando Prengës në kuvend do ta përqëndrojë aksionin e opozitës në çështjen e dekriminalizimit, me të cilën detyroi mazhorancën të ulet në një tryezë dhe të pranojë autorësinë e inkriminimit të parlamentit. Të gjitha raundet kanë patur deri më tani fitues Lulzim Bashën, edhe pse kohezioni brenda Partisë Demokratike nuk ka qenë në favor të tij.

As qetësi e as dashuri te "Zëri i Amerikës". Kush e ka radhën?

Postuar në 24 Shkurt, 2016 01:26

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, ka parë personalisht sesi "koha e tij për të shpjeguar koncesionet" mbaroi. Kjo ka ndodhur në studion e "Zërit të Amerikës" përballë gazetares Laura Konda. Këtu video:

Ky është rasti i dytë pas atij të Ilir Metës para disa muajsh, i cili në të njëtë studio e humbi edhe qetësinë, por edhe dashurinë. Video këtu:

Presidenti që "shet" lajme

Postuar në 23 Shkurt, 2016 12:44

Një muaj pasi njoftoi vendimin për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin "Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave’”, presidenti Bujar Nishani ka njoftuar për së dyti dërgimin e çështjes në Gjykatë.

Video/Ndërtimi te liqeni i Tiranës acaron gjakrat!

Postuar në 23 Shkurt, 2016 03:45

Para 18 muajsh parku i liqenit brenda kurorës së gjelbër të Tiranës u deklarua zonë ku ndalohen ndërtimet. Sot po ndodh e kundërta. Ndiqni më poshtë debatin.

 

 

Sazani nxehet me Andrea Stefanin, përplas librin by gazeta-panorama

Bojkoti i parlamentit, një opsion që po diskutohet nga opozita

Postuar në 22 Shkurt, 2016 22:14

Opozita ka si opsion bojkotin e parlamentit në shenjë proteste për rikthimin e deputetit Armando Prenga në punimet e komisioneve të Kuvendit. Burime nga Partia Demokratike konfirmuan se opsioni i bojkotit është diskutuar në një mbledhje të  grupit parlamentar demokrat pasditen e së hënës. Gjithsesi mbledhja nuk ka konkluduar në një vendim përfundimtar, por është rënë dakord paraprakisht që të njoftohet faktori ndërkombëtar dhe kryesisht eurodeputetët Kukan e Fleckenstein që asistuan ligjin për dekriminalizimin.

"Shumë e rrezikshme që Byroja Kombëtare e Hetimit të varet nga qeveria"

Postuar në 22 Shkurt, 2016 18:07

Ish-Presidenti i Republikës, Rexhep Meidani, ka dhënë një intervistë për gazetën “Telegraf” ku komenton disa prej zhvillimeve aktuale të politikës. Meidani është shumë kritik për situatën në Partinë Socialiste, për shkeljet statutore që janë flagrante, për mungesën e demokracisë, etj.. Meidani ka dhënë edhe një mendim për reformën në Drejtësi dhe inkuadrimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Prokuroria do të verifikojë lejen e ndërtimit te Parku i Liqenit

Postuar në 22 Shkurt, 2016 16:34

Protesta që po zhvillohet për ndërtimin te Parku i Liqenit ka nga pas edhe një kallëzim të përfaqësuesve të shoqërisë civile. Kallëzimi penal ndaj Bashkisë së Tiranës adresonte shqetësimin se për ndërtimin nuk ka një leje të saktë, nuk ka as projekt të miratuar. Sot nga Lushnja, ku ndodhej me rastin e prezantimit të drejtuesit të ri të prokurorisë, Llalla, ka bërë këtë deklaratë: “Prokuroria e Tiranës do të vazhdojë verifikimet, në varësi të rezultateve do të vendosin mbase për përfundimin e hetimeve”.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë