Opozita e ardhur nga jashtë, Alibeaj flamurtar i katarsisit
Partia Demokratike që sot përfaqëson opozitën e vendit denoncoi nga foltorja e selisë sistemin e drejtësisë, duke i faturuar Edi Ramës përgjegjësinë e vendimit të Gjykatës për të ndryshuar masën e sigurisë ndaj administratorit socialist të Kaçinarit, i arrestuar për trafik lëndësh narkotike.
Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj tha shprehimisht: "Gjykata e Edi Ramës lë të lirë trafikantin që kapet me gjysëm tonë drogë, sepse ky gërhet natën. Sepse Edi Rama e do të lirë trafikantin e tij, e do në shërbim, për delegatët e kongresit e për votat e zgjedhjeve që po afrojnë".
Ato që thotë opozita mund të jenë të vërteta, por Alibeaj duhet të provojë se gjykatat janë të Edi Ramës, ose si kanë kaluar nga duart e Sali Berishës në duart e Edi Ramës. Sepse Gjykatat nuk kanë degraduar vetëm në dy vjet qeverisje të Edi Ramës dhe si opozita si Alibeaj që ka mbajtur edhe postin e Ministrit të Drejtësisë nuk mund t'i shmangen përgjegjësisë për sistemin e drejtësisë që lanë pas 8 vitesh qeverisje të Sali Berishës.
Fatkeqësi apo fatmirësi që shqiptarët e njohin Alibeajn dhe shokët e tij pavarësisht kostumit të katarsisit me të cilin po shfaqen nga tribunat e opozitës.
Comments
Partia Demokratike, nepermjet
Partia Demokratike, nepermjet islamofonit te prishur Alibeaj, po vepron si puna e kurves, edhe me burre edhe me dashnor.
Ne Diber, kane nje ahprehje, NE PAC NJE, RRI MBI TE, qe e perkthyer ne shqip-shqip, i thone qe, po ke nje bythe, rri, mbi ate bythe, qe ke.
Pershendetje.
Add new comment