Blloku Politikë

Reforma, Prokuroria e Përgjithshme humbet të drejtën për përgjimet

Postuar në 07 Gusht, 2016 12:07

Reforma në drejtësi i heq shumë kompetenca thelbësore për hetimin, Prokurorisë së Përgjithshme. Me ndryshimet që pritet të materializohen në ligjet përkatëse, Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Struktura e Posaçme Antikorrupsion, fitojnë të drejta esenciale në përgjimin dhe vëzhgimin e subjekteve që dyshohen për veprat e korrupsionit.

KQZ-ja rrëzon kërkesën për referendum për ndërtimet në zonat e mbrojtura në Tiranë

Postuar në 07 Gusht, 2016 11:52

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur poshtë kërkesën për referendum nga grupimi “Ne Tirana” për zhvillimin e një referendumi mbi ndërtimet në Tiranë.

Paska ndasi ideologjike në koalicionin qeverisës!!! Meta: “Shmanga revolucionin kulturor në drejtësi”

Postuar në 06 Gusht, 2016 20:02

U publikua me copëza dhe pas dy ditësh doli në dritë e plotë. Është fjala për intervistën e kreut të LSI-së për revistën “Mapo”, përmes së cilës Ilir Meta ka sqaruar se pse bëri deklarimin për qeveri teknike, të cilën mandej e mohoi tre herë “që pa u gdhirë”. Në një nga pyetjet e bëra, Meta ka deklaruar se propozimi në fakt synonte neutralizimin e shantazhit.

Vëzhgim: PS-ja nuk ka me kë ta zëvendësojë Fatmir Xhafën

Postuar në 06 Gusht, 2016 19:10

Partia Demokratike ka paraqitur një kërkesë për largimin nga Komisioni Parlamentar për Reformën në Drejtësi, të Fatmir Xhafës, kryetar i tij, deputet i Partisë Socialiste. Arsyeja është bërë publike: PD-ja pretendon se vëllai i Xhafës është i kërkuar për trafik droge në Venezuelë.

Por që PS-ja të tërheqë Xhafën, do t’i duhet ta zëvendësojë atë me një tjetër emër. I cili, siç na e thotë logjika, duhet të vijë nga fusha juridike. Jo më kot ishte Fatmir Xhafa i zgjedhur i PS-së deri më tani, pasi ai ka profesionin e juristit.

PD: Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër

Postuar në 06 Gusht, 2016 14:14

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar sot se opozita nuk do të njohë zgjedhjet me Edi Ramën kryeministër. Ai ka akuzuar edhe disa media që sipas tij, i shërbejnë planeve dhe intrigave të kryeministrit të cilin e quajti “I sëmuri i Tiranës”.

Fatmir Xhafës i kërkohet largimi

Postuar në 06 Gusht, 2016 13:00

Opozita ka përshkallëzuar sulmin ndaj kryetarit të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, duke kërkuar largimin e tij nga Komision, pas denoncimeve të bëra nga vetë Partia Demokratike për implikimin e vëllait të Xhafës në trafik ndërkombëtar të drogës.

Një tjetër deputet socialist flet për potencial vrasës të Ilir Metës

Postuar në 06 Gusht, 2016 10:57

Deputeti socialist i Lezhës Eduard Ndocaj  bën një tjetër replikë në distancë me kreun e kuvendit Ilir Meta, duke i qëndruar një komunikimi sa publik edhe personal.  Përveç akuzave për korrupsion, Ndocaj sheh tek Ilir Meta një potencial vrasës dhe këtë e thotë publikisht, duke i qëndruar një sfide që duket sa politike aq dhe personale.  Ky është rasti i dytë i deputetëve brenda mazhorancës që e lidhin kreun e kuvendin me skenarë vrasës. I pari ishte Tom Doshi, ndërsa i dyti deputeti i Lezhës.

"1.3 milionë euro për Edi Ramën që të fshehë kërkesën për ekstradim për vëllanë e Fatmir Xhafës”

Postuar në 05 Gusht, 2016 19:17

Dje kryeministri i vendit Edi Rama publikoi një postim në profilin e tij në Facebook ku merrte në mbrojtje Fatmir Xhafë nga ato që ai i quante sulme për shkak të angazhimitbtë tij për reformën në drejtësi. Sulmet dhe akuzat kanë ardhur nga PD-ja për vëllanë e Xhafës, i kërkuar në Venezuelë për trafik droge, e të cilin Edi Rama e quante një njeri të ndershëm që shikon punën e tij.

PS në negociata me PDIU-në për bashkinë e Dibrës

Postuar në 05 Gusht, 2016 13:51

Zgjedhjet e parakohshme në Dibër janë një bast jo i vogël elektoral për Partinë Socialiste, jo vetëm për të përmirësuar imazhin e dëmtuar të Rilindjes nga pelivanllëqet e  Shukri Xhelilit, por edhe një test para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Socialistët nuk do ta kenë të lehtë të rifitojnë bashkinë e Dibrës, jo vetëm se është një bashki që ka votuar djathtas, por në këtë betejë nuk do këtë në krah as LSI-në, marrëdhëniet me të cilën janë në pikën më të dobët, pavarësisht pazarit për të qëndruar bashkë deri në fund të mandatit.

Nuk ka situatë për qeveri teknike, PD u frymëzua nga loja e LSI-së

Postuar në 05 Gusht, 2016 11:39

LSI bëri lojën e vet politike, duke shantazhuar Edi Ramën me qeveri teknike dhe më pas u tërhoq për të  relaksuar veten dhe kryetarin nga trysnia politike e reformës. Megjithatë Basha u përpoq të mbajë në këmbë kauzën e qeverisë teknike, por këmbët e urës të këtij aksioni duket se nuk kanë themele as vetë në PD. Genc Ruli, ish-ministër dhe deputet nuk sheh arsye që vendi të shkojë në qeveri teknike, duke lënë të kuptohet se kauza e PD-së është një lëvizje që kërkon të funksionalizohet në një kontekst të caktuar politik, i varur edhe nga marrëdhënia mes Ramës e Metës.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë