Blloku Politikë

Akuzat për vëllain trafikant, Rama i gjendet “reformatorit” Xhafa

Postuar në 05 Gusht, 2016 10:21

Një ditë pasi Partia Demokratike publikoi një shkresë që sipas saj  sqaronte pozicionin e vëllait të kryetarit të komisionit për reformën në drejtësi në bandën e trafikut ndërkombëtar të drogës me aktivitet në Itali, Shqipëri, SHBA, Kanada dhe Poloni, Edi Rama ka vendosur të thyejë heshtjen ndonëse ai vetë është me pushime.

Shakatë e gushtit, ekskluzivitet i Ilir Metës/I çintoksikuar dhe dashnor i opozitarizmit

Postuar në 04 Gusht, 2016 22:16

Ilir Meta u shfaq edhe njëherë sot në media, për të kumtuar për shqiptarët e interesuar sesa konstruktiv është dhe sesa për zemër e ka stabilitetin. Në një dalje në “ABC NEWS”, Meta tha ndër të tjera se “I kam thënë Ramës, t’i jap 2-3 vota dhe mund të bësh 71 për të mbajtur qeverinë. Njëlloj siç i kam thënë edhe para një viti që nëse nuk i pëlqen koalicioni me LSI-në mund të bënte koalicion me PD-në nëse dëshironte dhe LSI mund të rrinte në opozitë”.

“Lufta e Kosovës ka lidhje me reformën në drejtësi. Organike madje”. Doni më për Belulin?

Postuar në 04 Gusht, 2016 17:35

Shkruan Ngjela, këshilltar dhe praktikisht zëdhënës i kryeministrit njëkohësisht:

Pas qeverisë së Pandeli Majkos, e cila iu përmbajt me korrektësi aleancës amerikano-shqiptare për çështjen e nxehtë të Kosovës, qeveria aktuale Rama është qeveria e dytë socialiste që po i qëndron korrektësisë së aleancës shqiptaro-amerikane, këtë herë në lidhje me shpëtimin e shqiptarëve nga korrupsioni shtetëror dhe nga krimi i organizuar, për të realizuar strukturimin real perëndimor të shtetit shqiptar”.

Vazhdojnë më poshtë këta radhonj të mendimit politik puro perëndimor:

Presidenti: Ndryshimet kushtetuese prodhojnë ngërç për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi

Postuar në 04 Gusht, 2016 15:35

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka deklaruar sot se ndryshimet e reja kushtetuese, prodhojnë një ngërç në krijimin e Këshillit të Emërimeve. Për këtë arsye presidenti ka thirrur në konsultime grupet parlamentare në një takim ditën e martë.

Mejdani humbet qetësinë: “Me këtë poshtërsi politike-mediatike nuk ecet më tej”

Postuar në 04 Gusht, 2016 13:37

Ish-presidenti i Republikës, Rexhep Mejdani, ka reaguar sot përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj atyre që i ka quajtur sulme dhe shpifje ndaj tij dhe familjes së tij, konkretisht djalit të vet, Denion Mejdani. Në postim vihet re nervozizmi i ish-presidentit, i përfolur së fundmi si kandidat për kryeministër i një qeverie teknike, nervozizëm i cili nuk ndihmon as skemën politike në fjalë por as figurën e Mejdanit, i trajtuar zakonisht me njëfarë respekti. Reagimi i tij është riprodhuar nga të gjitha mediat dhe mes të tjerave ai shprehet se:

Mbetet opsioni i rrugës

Postuar në 04 Gusht, 2016 12:03

Partia Demokratike vuri si kusht për zgjedhjet krijimin e një qeverie teknike, por piruetat e Ilir Metës duket se kanë ndalur disi entusiazmin e shfaqur nga opozita gjatë negociatave për reformën në drejtësi. Llogaritë politike megjithatë mbeten të hapura, por me gjasë Partia Demokratike do të përligj kushtin e saj me protesta popullore për si mjet presioni për të detyruar mazhorancën të krijojë një qeveri teknike që do të përgatisë zgjedhjet e parakohshme. Këtë lë të kuptohet sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani në një intervistë për Panorama.

PS: Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Dibër, antiligjor dhe i pavlefshëm. Reagon Presidenti: Jam njoftuar zyrtarisht nga Gj. Kushtetuese më 1 gusht 2016

Postuar në 03 Gusht, 2016 13:15

Partia Socialiste ka reaguar sot përmes deputetes Blerina Gjylameti mbi dekretin e Presidentit të Republikës për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Peshkopi, pas largimit prej detyrës të Shukri Xhelilit. PS-ja i është referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi pretendimet e Xhelilit, duke lënë vakant pozicionin e kryetarit të Bashkisë. Ajo e cilëson aktin të paligjshëm dhe i kërkon Presidentit të konstatojë pavlefshmërinë.

Vlahutin sqaron çështjen e mosdeklarimit të pasurisë/Çështje poste dhe gjeografie. Formulari në Zagreb, ndërkohë që ndodhej në Tiranë

Postuar në 02 Gusht, 2016 20:01

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka shpërndarë një deklaratë për shtyp përmes së cilës përcjell versionin e vet të deklarimit të pasurisë së ambasadores Romana Vlahutin, për të cilën u shkrua dje në media.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë