Blloku Politikë

Akuza/Ka një vendim prishjeje për pallatin, deputeti Sadri Abazi i shton edhe një kat pa leje

Postuar në 20 Gusht, 2016 14:10

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, shkruan sot në Facebook se deputeti i PS-së Sadri Abazi ka shtuar një kat pa leje në pallatin e tij në Tiranë.

"Influenca e papërshtatshme" edhe në Ligjin për Prokurorinë e Zakonshme. Edhe kjo "çorbë" e ndërkombëtarëve?

Postuar në 20 Gusht, 2016 11:02

Një nen që parashikon dënimin e gazetarëve nëse me komentet apo raportimin e tyre ndikojnë në pavarësinë e prokurorëve i formuluar në ligj si "influencë e papërshtatshme" rezulton të jetë i përfshirë edhe në Ligjin për Prokurorinë e Zakonshme. Debati nisi pasi u zbulua se ky nen ishte pjesë e projekligjit për Prokurorinë Speciale SPAK, por nënkryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi zbuloi sot se ky formulim pasqyrohet edhe në ligjin e Prokurorisë së Zakonshme.

Vëzhgim: Pse i mbron përherë të akuzuarit?

Postuar në 19 Gusht, 2016 21:47

Sot kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në Facebook, mori në mborjtje punën e Erjon Veliajt në Tiranë. “Tirana po rilind çdo ditë, nën lidershipin shembullor të kryebashkiakut të ri dhe falë edhe programit kombëtar të Rilindjes Urbane, kryeqyteti është kthyer në kantierin e ambicies për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër”, shkruante Edi Rama sot.

Berisha nxjerr listën e drejtorëve të Policisë që dalin nga "fshati" i ministrit

Postuar në 19 Gusht, 2016 11:04

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një listë të gjatë me emra të krerëve të Policisë Shqiptare duke theksuar se “Të gjithë drejtuesit, çunat e krimit jane nga kryeqyteti europian i Kanabisit, Tepelena!”

Statusi i Berishës:

Ja se si Shqiperia perfundoi ne Kanabistan!
Te gjithë drejtuesit, çunat e krimit jane nga kryeqyteti europian i Kanabisit, Tepelena!

Krenaria e qeverisë

Postuar në 19 Gusht, 2016 10:49

Nuk ka munguar as sot nga Facebook-u kryemiistri Rama. Pavarësisht se qeveria është me pushime, kryeministri përpiqet të tregojë se makineria e Rilindjes është në punë në përmbushje të misionit për të transformuar Shqipërinë. Ai ka postuar disa foto nga kopshtet dhe çerdhet e rindërtuara në Tiranë, duke mos e fshehur krenarinë për punën e kryebashkiakut Erion Veliaj. Nga ana tjetër ka akuzuar ish-kryebashkiakun Lulzim Basha për boshllëk vizioni, idesh dhe aftësie.

Kur thotë “po” është (ndoshta) “po”: Në korrik i vardisej PD-së e fliste për qeveri teknike, në gusht bën fushatë që të qetësojë kryeministrin

Postuar në 18 Gusht, 2016 18:23

Ilir Meta doli sot “rastësisht” me një prononcim të radhës në “Report Tv”. I pyetur për zhvillimet e fundit, nenin për mediat dhe SPAK-un, kreu i LSI-së është përgjigjur se do të ketë përmirësime. Duke kërkuar të shesë qetësinë pas stuhisë, Meta, njësoj si kolegu i tij kryeministër, ia ka faturuar fantazisë së mediave idenë e përçarjes me PS-në. Tha Ilir Meta: “Këto zëra asnjëherë nuk do të pushojnë edhe kur takohemi drejtpërdrejtë edhe kur komunikojmë në distancë.

Vëzhgim: Komisioni i Reformës në Drejtësi vijon punën normalisht. PD-ja pushon akuzat për Fatmir Xhafën dhe vëllanë e tij

Postuar në 18 Gusht, 2016 18:07

Sot ka zhvilluar punimet Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi. Një çështje që duket se u “harrua” nga opozita është prezenca në të e Fatmir Xhafës, drejtues i tij dhe përfaqësues i Partisë Socialiste. Për gati një javë, PD-ja akuzoi qeverinë, kryeministrin personalisht, se po fshihnin një kërkesë ekstradimi për Agron Xhafën, të vëllanë e drejtuesit të komisionit. PD-ja dhe kryetari i saj e akuzuan Agron Xhafën për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës duke kërkuar për këtë arsye largimin e Xhafës nga komisioni.

Të njëjtat saze për nenin antimedia/Xhafa: Keqkuptim. Do ta riformulojmë. LSI-ja ngre supet: Nuk ishte në draftin e parë

Postuar në 18 Gusht, 2016 15:55

Neni 13 i ligjit për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion do të ndryshojë. Sot fatmnir Xhafa dhe Petrit Vasili, dy përfaqësues të koalicionit qeverisës për reformën në drejtësi kanë përcjellë qëndrimet e tyre për këtë çështje. Vasili i LSI-së ka deklaruar se neni 13, që flet për “influencat e papërshtatshme” në punën e prokurorëve duke përfshirë edhe mediat, nuk ka qenë në draftin e parë. Një pohim që nuk ngre asnjë pikëpyetje për autorësinë e tij të qartë dhe metodën e përfshirjes së nenit, ashtu si prej skuthi.

Presidenti i Republikës: Në Himarë, politikat zhvillimore të harmonizohen me ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë historike e kulturore

Postuar në 18 Gusht, 2016 14:14

Një përfaqësi e komunitetit himarjot ka zhvilluar sot një takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani. Takimi siç bën me dije Zyra e Presidentit, u realizua me kërkesë të përfaqësisë e cila ka si shqetësim kryesor çështjen e pronës në zonën e Himarës.

Po këto a janë influenca të papërshtatshme?

Postuar në 17 Gusht, 2016 21:20

Ngritja e Prokurorisë së Posaçme për luftën kundër korrupsionit, e njohur ndryshe si SPAK, institucion që nuk do të ketë asnjë varësi nga Prokuroria e Përgjithshme, është bërë bazuar mbi një kuadër ligjor të hartuar nga ekspertët ndërkombëtarë të Euralius. Ndonëse është ende në formën e një drafti projektligji ka hapur shumë polemika për formulimin e një neni që prek në veçanti mediat. Bëhet fjalë për Nenin 13, pika 3 në projektligjin “Për Organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” që thotë se:

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë