Reforma, Prokuroria e Përgjithshme humbet të drejtën për përgjimet

Postuar në 07 Gusht, 2016 12:07

Reforma në drejtësi i heq shumë kompetenca thelbësore për hetimin, Prokurorisë së Përgjithshme. Me ndryshimet që pritet të materializohen në ligjet përkatëse, Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Struktura e Posaçme Antikorrupsion, fitojnë të drejta esenciale në përgjimin dhe vëzhgimin e subjekteve që dyshohen për veprat e korrupsionit.

“Drafti për institucionet antikorrupsion i jep SPAK rol parësor në raport me Prokurorinë e Përgjithshme, sa i takon përgjimeve. Po ashtu, Kodi i ri i Procedurës Penale, në nenin 223, reflektim i ndryshimeve kushtetuese dhe i projektligjeve prorioritare, parashikon SPAK-un si opsion të mundshëm ku do të instalohet sistemi i përgjimit, për realizimin e procesit teknik të përgjimeve. Ekspertët e Bashkimit Evropian, që asistojnë autoritetet shqiptare për hartimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi, propozojnë mundësinë që sistemi i përgjimit të instalohet në Prokurorinë e Posaçme”, raporton “shqiptarja.com”.

Lidhur me përgjimet elektronike, ato sipas informacioneve të kësaj gazete i kalojnë prokuroirve të posaçme pranë Gjykatës së Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, me juridiksion të përgjithshëm. “Sa i takon përgjimeve parandaluese, EURALUS ka sjellë në vëmendje modelin kroat, si model suksesi. Kuadri ligjor i modelit kroat parashikon se autorizimi i përgjimeve parandaluese bëhet nga një bord i veçantë për Sigurinë Kombëtare si dhe me aprovimin e Presidentit të Gjykatës së Lartë vetëm në rastet e sigurisë kombëtare, ndryshe nga modeli shqiptar kur kërkesa duhet të depozitohet pranë Prokurorit të Përgjithshëm, i cili pas shqyrtimit të kërkesës miraton ose refuzon kërkesën për përgjimin e telekomunikimeve”, vijon gazeta. Gjithsesi këto janë propozime që duhet të inkuadrohen në ligj dhe të miratohen.

Comments

Submitted by Vuqidoli (not verified) on

Boll ka pergjuar Visho Ajazi e Tik Llalla per llogari te ishit dixhital Sali Berisha.
Cecua nuk ka me bicak, por, ka prese pneumatike per te prere fijet e dukshme dhe te padukshme te Sali Berishes me shoke.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.